Yugo ikonë rikthehet në skenën e madhe

Zastava Yugo ishte një makinë që la gjurmë të qëndrueshme në historinë e automobilave. E krijuar në bazë të teknologjisë Fiat, kjo makinë nënkompakt ishte një hit në Jugosllavi dhe gjithashtu pati sukses në eksport. E vërteta është se Yugo ishte e përballueshme, e thjeshtë dhe funksionale, gjë që e bëri atë një simbol të lëvizshmërisë në Evropën Lindore dhe në hapësirë tonë.

Madje Yugo arriti të depërtonte në tregun amerikan, ku u lansua në vitin 1985 me një çmim prej vetëm 3,990 dollarësh, duke e bërë atë veturën e re më të lirë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse suksesi i eksportit të Jugos u ndërpre papritur nga luftërat në Jugosllavi, prodhimi vazhdoi dhe modeli mori dy ndryshime të rëndësishme përpara se të tërhiqej përfundimisht në vitin 2008.

Vitet e fundit, Yugo ka fituar status kulti – duke u shfaqur në filma, libra, madje edhe si një projekt artistik. Nostalgjia për këtë makinë po rritet, sidomos në Ballkan, ku shumëkush e kujton ende si mjet të pazëvendësueshëm transporti.

Gjenerata e ardhshme Yugo – vizion i ri për të ardhmen

Pas disa viteve spekulime, projekti i rikthimit të Yugos tani duket të jetë realitet. Skicat e para të dizajnit të Yugo-s së re tashmë janë publikuar, një model me madhësi të plotë do të zbulohet këtë vit dhe një prototip plotësisht funksional do të debutojë në Expo në Beograd në 2027.

Iniciatori kryesor i projektit është prof. Dr. Aleksandar Bjelic, një emër i njohur në industrinë gjermane të automobilave, me prejardhje nga këto hapësira. Ai tashmë ka siguruar të drejtat komerciale për markën Yugo në nivel ndërkombëtar dhe është bartës i investimeve fillestare në dizajn dhe koncept. Megjithatë, supozohet se do të nevojiten partnerë shtesë për zhvillimin e modelit.

Për dizajnin e Yugos së re është përgjegjës stilisti serb Darko Marçeta, i cili kapi me sukses siluetën dhe përmasat e dallueshme të modelit origjinal në paraqitjet e para. Yugo e re ka një stil retro-futuristik që i ngjan Hyundai Ioniq 5 dhe konceptit Hyundai N74, por me një çmim dukshëm më të përballueshëm.

E përballueshme, praktike dhe argëtuese – ashtu si origjinali

Ndryshe nga shumë modele të reja retro si Renault 5 E-Tech Electric ose VW ID.Buzz, Yugo i ri nuk do të jetë automjet elektrik premium, por një makinë e përballueshme për një audiencë të gjerë.

Prof. Bjeliq konfirmoi se baza teknike e modelit do të vijë nga një partner industrial i themeluar, por ende nuk ka zbuluar detaje. Edhe pse është planifikuar një version elektrik, Yugo e ri do të nisë me motorë me djegie të brendshme të furnizuar nga një palë e tretë. Kjo qasje do ta lejojë atë të mbajë çmimin e saj të ulët, por gjithashtu të mbetet tërheqës për shoferët që kërkojnë një makinë ekonomike dhe argëtuese.

Me rikthimin e Yugo, industria e automobilave fiton një tjetër model legjendar në interpretimin modern.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button