Ulet eksporti i automjeteve elektrike kineze, Evropa është humbësi më i madh

Eksportet kineze të automjeteve elektrike ranë për 18 përqind në përgjithësi, por disa tregje ranë me 50 përqind.

Eksporti i automjeteve elektrike të Kinës ra ndjeshëm në shkurt, duke i shtyrë analistët të pyesin nëse “hapja elektrike kineze” mund të jetë më e prekshme sesa dukej. Sipas të dhënave nga Administrata Doganore Kineze, të analizuara nga Bloomberg, eksportet e makinave elektrike nga Kina u ulën me 18% në nivel vjetor – nga 113,000 automjete në shkurt 2023, në 92,625 në të njëjtin muaj të këtij viti.

Pse po zvogëlohet eksporti?

Disa faktorë kontribuojnë në këtë rënie:

  • Tarifat evropiane për automjetet elektrike kineze ulin përfitimin
  • Humbja e subvencioneve qeveritare në Kinë
  • Rritja e kërkesës për hibride (PHEV) në kurriz të automejteve elektrike të pastra
  • Ulje e interesit të Tesla-s – pjesërisht për shkak të pritjes për Modelin Y të përditësuar, pjesërisht për shkak të polemikave rreth Elon Musk

Rënia më e madhe në Evropë – Belgjika dhe Spanja më të prekurat

Derisa rënia e përgjithshme është 18%, disa tregje kryesore panë rënie drastike:

  • Koreja e Jugut: -51% (3,151 automjete)
  • Spanja: -49% (2,664 automjete)
  • Belgjika: -30% (10,105 automjete) – megjithëse rënie në përqindje më e vogël, Belgjika mbetet importuesi më i madh evropian i automjeteve elektrike kineze
  • Emiratet e Bashkuara Arabe: -20% (3,231 automjete)

Ku ka mbetur kërkesa?

Jo të gjitha tregjet e ndoqën këtë trend:

  • MB: vetëm -2.9% (8,362 automjete)
  • Filipine: -0.9% (8225 automjete)
  • Meksikë: +623% (7,847 automjete) – megjithëse nga një bazë e vogël
  • Turqia: +131%
  • Indonezi: +79%

Gjeopolitika ndikon në tregti

Të analizuara sipas rajoneve, të dhënat tregojnë se:

  • Evropa (e cila përbën 1/3 e eksporteve) ka rënie prej 30%.
  • Azia (50% e eksporteve) ka rënie të lehtë prej 2.7%
  • Afrika është i vetmi rajon me rritje (+14%), por mbetet treg margjinal (1.4% e eksporteve totale)

Ky trend tregon se masat mbrojtëse të Perëndimit (tarifat, subvencionet për prodhimin vendas) kanë filluar të kenë ndikim, por prodhuesit kinezë tashmë po përshtaten – duke ndërtuar fabrika në Evropë (p.sh. BYD në Hungari) dhe duke u fokusuar në tregje të tilla si Azia Juglindore dhe Amerika Latine.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button