Salloni më i mirë i Geely për vitin 2024 ndodhet në Shkup!
Kompania Delfino Mobility Group mori çmimin për sallonin më të mirë të Geely për vitin e kaluar 2024

Importuesi zyrtar i markës Geely, Delfino Mobility Group, mori çmimin për sallonin më të mirë të Geely në vitin 2024. Çmimi u dha në një ceremoni në Hangzhou të Kinës, nga Geely Auto, një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më inovativë të automjeteve në botë.

Ky çmim përfaqëson një moment të rëndësishëm për kompaninë dhe njohje për përkushtimin e vazhdueshëm, profesionalizmin dhe punën në grup në përfaqësimin e markës Geely në tregun e Maqedonisë. Kjo është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë ekipit të Delfino Mobility Group – nga shitjet dhe shërbimi pas shitjes, te marketingu, administrata dhe logjistika – të cilët punojnë çdo ditë me një qëllim të përbashkët: t’u sjellin konsumatorëve në Maqedoni përvojën e lartë të GEELY.

“Vizioni ynë ka qenë gjithmonë i qartë – të ndërtojmë besim në një markë të re, cilësore dhe teknologjikisht të përparuar siç është GEELY, dhe të tregojmë se në tregun e Maqedonisë ka vend për një alternativë cilësore që ofron dizajn modern, teknologji të përparuar dhe raport të shkëlqyer në mes çmimit dhe vlerës së marrë”.
Çmimi për sallonin më të mirë të ekspozitës është konfirmim se po ecim në drejtimin e duhur dhe se vlerat tona – përkushtimi ndaj klientëve, transparenca, inovacioni dhe qasja profesionale – njihen nga vetë kompania GEELY AUTO në nivel ndërkombëtar.
Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të madhe ndaj GEELY AUTO për besimin dhe mbështetjen e tyre, të gjithë punonjësve tanë për punën e tyre të palodhur, si dhe klientëve tanë që vendosën t’i japin GEELY-t një shans. Ky çmim është për të gjithë ne“, theksuan nga Delfino Mobility Group.





