Premiera për Škoda Kodiaq të ri në Maqedoni

Škoda ka lansuar modelin tërësisht të ri Kodiaq në tregun e Maqedonisë dhe tani është në dispozicion për blerësit tanë. Modeli i ri Kodiaq vendos një standard të ri në segmentin SUV, duke kombinuar teknologjinë e cilësisë së lartë me komoditet dhe hapësirë të jashtëzakonshme.
Pjesa e jashtme e Kodiaq është ridizajnuar plotësisht në përputhje me gjuhën e re të dizajnit Modern Solid të Škoda. Përmirësimet elegante, aerodinamike përmirësojnë dukjen e tërësishme të automjetit duke kontribuar gjithashtu edhe për përmirësimin e performancave.

Modeli i ri Kodiaq është 6 centimetra më i gjatë në krahasim me paraardhësin e tij dhe ofron edhe më shumë hapësirë dhe rehati për të gjithë udhëtarët. Varianti me 7 ulëse është gjithashtu në ofertë.
Vëmendje të veçantë tërheqin dritat LED Matrix të gjeneratës së dytë dhe grila e përparme me një shirit ndriçues horizontal. Brendësia është e pasuruar me tekstil dhe lëkurë që vijnë nga një proces ekologjik përpunimi dhe theksojnë fokusin e qëndrueshmërisë së markës çeke.

Kodiaq në gjeneratën e tij të dytë ofron një koncept të freskët të enterierit me katër përzgjedhje specifike të dizajnit – Loft (tekstil), Lounge (tekstile-lesh), Suite Black dhe Suite Cognac (lëkurë), të cilat në kombinim me pakot opsionale krijojnë një përvojë të ndryshme. Një nivel të ri rehatie dhe relaksimi ofrojnë ulëset ergonomike opsionale me pneumo-masazh që janë në dispozicion. Ekrani info-argëtues tani është i pavarur, me dimensione deri në 13 inç dhe është në dispozicion me opsione me një ekran head-up.

Leva e marshit tani është e vendosur në shtyllën e drejtimit që i jep konsolës qendrore një dukje më të pastër dhe më të rregullt dhe shton një hapësirë shtesë. Škoda Smart Dials janë një tjetër veçori tërësisht e re e modelit tërësisht të ri Kodiaq. Bëhet fjalë për tre kontrolle rrotulluese të pozicionuara poshtë ekranit info-argëtues. Duke kombinuar kontrollet haptike me një ekran me ngjyra prej 32 mm, ato ofrojnë një qasje intuitive, të lehtë dhe të adaptueshme në funksione të ndryshme të automjetit dhe në sistemin info-argëtues.

Me lidhjen e vazhdueshme të internetit te Kodiaq mundësohet përditësim me valë të softuerit, hartave të navigacionit dhe shërbimeve të ndryshme Škoda Connect. Integrimi i chatbot-it të bazuar në inteligjencës artificiale ChatGPT në asistentin e tij zanor Laura, Škoda përmirëson përvojën e shumë klientëve dhe ndihmon të lehtësohet jeta e përditshme. Konsola e re e përparme lejon karikimin induktiv të dy telefonave të mençur njëkohësisht, duke siguruar ventilim dhe fuqi prej 15W për karikim me valë dhe 45W përmes portës USB-C për karikim të shpejtë.
Gama e motorëve të Kodiaq përbëhet nga modeli i njohur benzine 1.5- litërsh TSI Hibrid-hibrid me 150 kuaj-fuqi dhe modeli me naftë 2.0 TDI EVO DSG me 150 kuaj-fuqi dhe 193 kuaj-fuqi të kombinuar me lëvizje me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, për herë të parë ndonjëherë, Škoda Kodiaq do të jetë i disponueshëm me një motor hibrid plug-in prej 204 kuaj-fuqi që ofron më shumë se 100 kilometra diapazon të pastër elektrik falë baterisë prej 25.7 kWh. Ky version kombinon një motor 1.5-litërsh TSI me 150 kuaj-fuqi dhe një motor elektrik. Fuqia bartet në rrotat e përparme nëpërmjet marshit DSG me gjashtë shpejtësi. Kjo siguron një përvojë dinamike drejtimi të përshtatur për çdo nevojë. Të gjitha modelet e motorëve janë në dispozicion vetëm me një marsh automatik DSG.
Modeli i ri Kodiaq është në dispozicion me nëntë ngjyra të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën e re metalike Bronx Gold. Zgjedhja e rrotave të aluminit fillon nga rrotat prej 17 inç si pajisje standarde, deri te rrotat “RILA Aero anthracite” prej 20 inç që shfaqen te automjetet e ekspozuara në sallonin e Škoda.

Çmimet e modelit Kodiaq në tregun e Maqedonisë fillojnë nga 41.200 Euro për modelin me 1.5 litra TSI dhe marsh automatik, ndërsa në krye të ofertës është modeli Kodiaq plug-in hibrid me çmim prej 52.310 Eurosh.
Për më shumë informacione vizitoni sallonin e Škoda në Shkup ose vizitoni faqen zyrtare www.skoda.com.mk



























