Mynih 2025: Porsche prezanton 911 Turbo S Hybrid

Porsche 911 Turbo S Hybrid e re debuton me 701 kuaj fuqi, përshpejtim nga 0-100 km/h në 2.4 sekonda dhe kohë rekord në Nürburgring prej 7:03.92.

Porsche prezantoi zyrtarisht gjeneratën e fundit të legjendarit 911 Turbo S, i cili për herë të parë vjen me sistem hibrid. Me fuqi totale prej 701 kuaj fuqi, modeli i ri bëhet 911 më i fuqishëm dhe më i shpejtë ndonjëherë, i disponueshëm si Coupe dhe Cabriolet.

Sistem hibrid dhe performancë rekord

Teknologjia e re kombinon një motor bokser biturbo me gjashtë cilindra me një motor elektrik të integruar në transmision, i mbështetur nga një bateri 1.9 kWh. Karikuesit shtesë eTurbo ofrojnë përgjigje të menjëhershme dhe shtesë prej 61 kf krahasuar me gjeneratën e mëparshme.

Rezultati është përshpejtimi nga 0-100 km/orë në vetëm 2.4 sekonda, ndërsa 200 km/orë arrihet në 8.4 sekonda. Shpejtësia maksimale është 320 km/orë. Edhe pse sistemi hibrid e ka rritur peshën e makinës me rreth 82 kg, Porsche siguron se shkathtësia dhe manovrimi janë përmirësuar ndjeshëm.

Rekordi në Nürburgring

Gjatë testimit përfundimtar, një prototip i 911 Turbo S Hybrid vendosi kohë prej 7:03.92 minutash në Nürburgring, që është 14 sekonda më i shpejtë se modeli i mëparshëm. Porsche deklaron se shasia e kontrolluar elektronikisht, aerodinamika aktive dhe komponentët e rinj të shkarkimit prej titani luajnë rol kyç në arritjen e rezultateve të tilla.

Dizajni dhe interieri

Vizualisht, modeli ruan siluetën e dallueshme të 911, por merr zgjidhje të reja aerodinamike – një difuzor aktiv përpara, hyrje ajri dhe një spoiler të pasmë të rregullueshëm. Interieri është rifreskuar me detaje Turbonite, detaje karboni dhe materiale Race-Tex.

Blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin version me dy vende për Coupe ose konfigurim 2+2 për Cabriolet. Mundësi të shumta personalizimi janë në dispozicion përmes programit Porsche Exclusive Manufaktur, duke përfshirë paletë ngjyrash Paint to Sample.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button