Mazda prezanton 6e të ri tërësisht elektrik për Evropën

Mazda 6e elektrike është version i riemërtuar i EZ-6 të ri kinez dhe vjen me një zgjedhje prej dy baterish dhe ofron distancë deri në 555 kilometra.

Tregu evropian fiton një konkurrent të ri në botën e sedanëve elektrike, pasi Mazda prezantoi zyrtarisht modelin e ri 6e, i cili tërheq menjëherë vëmendjen me pamjen e tij.

Mazda 6e është versioni evropian i kinezit EZ-6, i cili debutoi vitin e kaluar. Është një sedan elegant që vjen me derë të pasme praktike me ngritje. Duke ndjekur gjuhën e dizajnit Kodo, 6e përmban një grilë LED që shfaq dritat si “dridhje” gjatë karikimit, duke sinjalizuar statusin e baterisë.

Dizajni është i rrumbullakosur nga dritaret e dyerve pa kornizë, një vijë e ulët çatie dhe një spoiler aktiv i pasmë, i cili i jep makinës një pamje sportive. Sistemi i lëvizjes së rrotave të pasme premton përvojë drejtimi që përputhet me atë pamje dinamike.

Por, 6e nuk shquhet për shpejtësi ekstreme, të paktën jo në krahasim me konkurrencën. Mazda do të ofrojë makinën me dy bateri. Më e vogla, me kapacitet prej 68.8 kWh, siguron deri në 483 kilometra autonomi, mund të mbushet me shpejtësi prej 200 kW dhe arrin nga 10 në 80 për qind në vetëm 22 minuta, duke shtuar 233 km në 15 minuta. Bateria më e madhe, me kapacitet prej 80 kWh, siguron autonomi prej 555 kilometrash, por i duhen 45 minuta për mbushjen e të njëjtës.

Zgjedhja e baterisë më të vogël mundëson 258 kf dhe përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë në 7,6 sekonda. Bateria më e madhe redukton fuqinë në 244 kf dhe i shton dy të dhjetat e sekondës në kohën e përshpejtimit.

Kabina e Mazda 6e duket më tërheqëse me ndjesi premium dhe theks i veçantë i kushtohet ekraneve dixhitale. Përpara shoferit është një ekran instrumenti 10.2 inç, i plotësuar nga një ekran ballor dhe shumica e funksioneve të automjetit kontrollohen nëpërmjet ekranit qendror me prekje, 14.6 inç.

Mazda 6e do të jetë në dispozicion në Evropën kontinentale në gjysmën e dytë të vitit 2025, ndërsa shitjet në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button