Lynk & Co lanson modelin 08 në Evropë
Lynk & Co 08 bazohet në platformën CMA Evo të Geely, e cila gjithashtu shfrytëzon Polestar 2 dhe Volvo XC40.

Pas gati dy vitesh që nga lansimi i tij i parë, Lynk & Co 08 më në fund mbërrin në Evropë. Ky SUV hibrid plug-in është planifikuar të mbërrijë në qershor me çmim fillestar prej 52,995 euro, dhe ajo që e veçon është distanca e tij mbresëlënëse elektrike prej 200 kilometrash, duke i lejuar drejtuesit të lëvizin pa përdorur lëndë djegëse fosile.
Lynk & Co 08 bazohet në platformën CMA Evo, të cilën e ndan me disa modele të tjera nga grupi Geely, duke përfshirë Polestar 2 dhe Volvo XC40. Edhe pse specifikimet e detajuara për versionin evropian nuk janë konfirmuar ende, pritshmëritë janë që ai të ruajë të njëjtin motor si modeli kinez. Kjo do të thotë se do të pajiset me një motor 1.5-litërsh turbo benzinë, i plotësuar nga një bateri 39.5 kWh, e cila i lejon atij autonomi prej 200 kilometrash me energji elektrike dhe distancë totale prej 1100 kilometrash.

Në Kinë, Lynk & Co 08 është i disponueshëm në versionet me rrota të përparme dhe me të gjitha rrotat, ku ky i fundit ka dy motorë elektrikë. Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim se cili prej këtyre konfigurimeve do të arrijë në Evropë, por dihet se bateria do të mund të mbushet nga 10% në 80% në 33 minuta.
Dizajni
Në segmentin e modeleve D-SUV, 08 spikat me dizajnin e tij të mrekullueshëm dhe unik. Dritat dalluese LED të ditës, të frymëzuara nga kthetrat e skifterit, mbizotërojnë në pjesën e përparme, ndërsa fenerët janë të vendosur në një shirit të hollë pikërisht poshtë vijës së kapakut. Modeli ka maskë të zezë përpara dhe rrota me mbulesa aerodinamike për efikasitet më të mirë.
Anash, Lynk & Co 08 retrovizorë të zi, çati kontrast dhe një detaj të mprehtë të zi në derën e përparme. Dorezat e hapjes janë të integruara në karrocerinë për më shumë elegancë. Pjesa e pasme përfshin drita moderne LED, një shirit drite dhe një difuzor sportiv në ngjyrë të zezë.

Brendësia është me teknologji të avancuar, e ngjashme me versionin kinez, me tabelëinstrumentesh dixhitale 12,3 inç dhe një ekran qendror info-argëtues 15,4 inç. Surpriza më e madhe është head-up display 92 inç, i cili siguron që shoferi të ketë gjithmonë informacione të rëndësishme para syve.
Në Evropë, Lynk & Co 08 do të jetë i disponueshëm në dy nivele të pajisjeve: Core dhe More. Detaje për dallimet mes tyre nuk janë zbuluar ende, por është e qartë se modeli do të ofrojë mjaft risi teknologjike për të kënaqur edhe blerësit më kërkues. Pavarësisht nga niveli i pajisjes që zgjidhni, ekrani mbresëlënës display-up 92 inç do t’ju ndihmojë të qëndroni të informuar në çdo kohë.




