Lexus RZ i rifreskuar debuton me teknologjinë “steer-by-wire”.

Lexus ka disa vite që po punon për sistem steer-by-wire, por në vend që ta nxirrte me shpejtësi në treg, shfrytëzoi rastin për ta përsosur. Tani, me Lexus RZ 2026 të ridizajnuar, ky sistem revolucionar më në fund po bëhet realitet. Përveç kësaj, modeli debuton edhe me shpejtësi të simuluara, gjë që premton përvojë më emocionuese të vozitjes.

Opsionet e fuqisë dhe makinës
Modeli bazë RZ 350e disponon me një motor elektrik të vetëm në boshtin e përparmë, që prodhon 224 KF (167 kW) dhe 269 Nm çift rrotullues. Si standard, të gjitha variantet janë të pajisura me një bateri 77 kWh, e cila i jep RZ 350e distancë prej 575 kilometrash sipas ciklit WLTP.
Lexus prezantoi gjithashtu dy versione më të fuqishme për entuziastët. I pari është RZ 500e dhe ky model vjen me dy motorë elektrikë dhe gjithsej 375 KF (280 kW). Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 4.6 sekonda, kurse arritja e tij është 500 kilometra me një karikim të vetëm. Mbi të është RZ 550e F Sport, i cili në fakt është versioni më dinamik me 402 kuaj fuqi (300 kW). Ai përshpejton nga 0-100 km/h në vetëm 4.4 sekonda, por fuqia e shtuar rezulton në distancë të reduktuar prej 450 kilometrash.

Steer-by-Wire – drejtim revolucionar pa lidhje fizike
Risia më e madhe në Lexus RZ 2026 është vendosja e sistemi të plotë steer-by-wire, i cili eliminon kontaktin fizik midis timonit dhe rrotave. Në vend të një timoni klasik, shoferët do të përdorin timon me zgjedhë (yoke), ndërsa raportet e ndryshueshme të drejtimit lejojnë përshtatshmërinë e drejtimit në varësi të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.
Lexus tashmë ka testuar një prototip të këtij sistemi në vitin 2023, dhe tani është gati për adoptim masiv. Mbetet të shihet se si do të pranohet nga shoferët.

Ndërrues simulues – nivel i ri i angazhimit gjatë vozitjes
Përveç të avancuarit steer-by-wire, Lexus po prezanton gjithashtu një modalitet ndërveprues manual me ndërrime të simuluara të shpejtësive. Ngjashëm me Hyundai dhe Kia, kjo teknologji përdor ndryshime artificiale të marsheve dhe tinguj të simuluar të motorit për të ofruar një përvojë më sportive dhe më argëtuese drejtimi. Lexus pretendon se ky sistem “mundëson vozitje më emocionuese dhe intuitive”.
Çmimi për Lexus RZ për vitin e modelit 2026 ende nuk është konfirmuar, por blerësit evropianë do të mund të bëjnë porosi gjatë vitit 2025.





