Lancia prezantoi Ypsilon HF me 280 KF dhe tematikë rally

Lancia Ypsilon HF debuton me 276 KF, dizajn rally, shasi të përforcuar dhe është Ypsilon më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë deri më tani

Pas më shumë se një viti që nga premiera dixhitale, Lancia Ypsilon HF më në fund ka bërë debutimin e saj në asfalt, i prezantuar në pistën e provës në Ballocchio, Itali. Ky është Ypsilon më i shpejtë, më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë deri më tani, hot hatch plotësisht elektrik me gjeometri sportive dhe dizajn retro-rally.

276 KF dhe përshpejtim në 100 km/h në 5.6 sekonda

Ypsilon HF i ri përdor një motor elektrik me 280 KF dhe 345 Nm çift rrotullues. Me ndihmën e një diferenciali Torsen në boshtin e përparmë, ai përshpejton nga 0 në 100 km/orë në 5.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 180 km/orë. Bateria 54 kWh ofron autonomie deri në 370 kilometra sipas WLTP.

Shasia është përforcuar, me qendër graviteti 20 mm më të ulët, një pistë më të gjerë (+30 mm) dhe pezullim të rishikuar. Frenimi është përmirësuar me sistem Aclon me kalipera monoblok me katër pistona dhe disqe 355 mm në pjesën e përparme.

Dizajn i frymëzuar nga Fulvia dhe Stratos

Nga jashtë, Ypsilon HF dallohet me një komplet agresiv karrocerie, rrota 18 inç, krahë të hapur dhe parakolpë sportivë me hyrje ajri më të mëdha. Etiketa karakteristike HF me elefantin e kuq dhe ngjyrën Arancione Lava kujtojnë modelet legjendare të rally-t të viteve ’70. Nero Ardesia dhe Bianco Quarzo janë gjithashtu në dispozicion.

Brendësia ka sedilje sportive të veshura me Econyl, një panel instrumentesh elektrik me ngyjrë blu, pedale alumini dhe logo HF në të gjithë makinën. Kabina dixhitale përmban dy ekrane 10.25 inç, ndriçim ambienti dhe sisteme drejtimi autonome të nivelit 2.

HF Line – pamje sportive pa performancë

Për ata që duan pamjen, por jo çmimin apo fuqinë, ekziston edhe Ypsilon HF Line, një version vizualisht i ngjashëm, por me rrota 17-inç dhe pa krahët e zgjatur. Mund të merret me një motor hibrid të butë 1.2 litra me 110 KF ose me sistemin standard elektrik. Versioni hibrid përshpejton në 100 km/orë në 9.3 sekonda, por ka shpejtësi maksimale më të lartë – 190 km/orë.

HF Line përfshin sedilje sportive me dizajn “kaneloni” dhe qepje portokalli, por nuk ka përmirësime mekanike. Çmimi fillestar është 22,450 €, ndërsa HF “i vërtetë” kushton 39,200 €, duke e bërë atë Ypsilon-in më të shtrenjtë deri më tani.

Versione të gatshme edhe për gara

Lancia ka njoftuar gjithashtu dy versione me specifikime garash bazuar në Ypsilon: HF Racing me 143 KF dhe Rally 4 HF me 209 KF. Të dy modelet kanë një motor turbo 1.2 litra dhe një diferencial mekanik, ndërsa Rally 4 vjen me ndërrues shpejtësie Sadev me pesë shpejtësi , frena garuese dhe komponentë rally. Çmimet fillojnë nga 38,900 euro për HF Racing, ndërsa Rally 4 HF kushton 74,500 euro.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button