Hyundai prezanton Ioniq 6 N të ri

Hyundai Ioniq 6 është sedan sportiv elektrik me 641 kf, përshpejtim në "100-she" në 3.2 sekonda dhe teknologji të përparuar N për përvojë të shkëlqyer drejtimi

Hyundai ka prezantuar zyrtarisht modelin e saj të dytë elektrik me performancë të lartë nga divizioni “N” – Ioniq 6 N, i cili do të premierën do ta ketë në Goodwood Festival of Speed të këtij viti. Ky sedan elektrik me ambicie sportive arrin nga 0 në 100 km/orë në vetëm 3.2 sekonda dhe është një konkurrent i drejtpërdrejtë i Tesla Model 3 Performance.

Dizajn agresiv dhe karakter unik

Ioniq 6 N është bazuar në versionin e rifreskuar të modelit të prodhimit, por me ndryshime të rëndësishme vizuale. Parakolpi i përparmë është ridizajnuar plotësisht me hyrje të mëdha ajri dhe një ndarës të theksuar. Pragje anësorë të rinj, një pjesë e pasme e ridizajnuar me një parakolp masiv dhe për herë të parë – një spoiler i pasmë në stilin e qafës së mjellmës. Janë shtuar edhe krahë të zgjatur, si dhe ngjyra ekskluzive Performance Blue Pearl.

Fuqi që ju ngjet për ulëse

Nën karrocerinë ndodhet një sistem fuqie identik si Ioniq 5 N – një bateri 84 kWh dhe dy motorë elektrikë me fuqi të kombinuar prej 601 kf (448 kW), e cila rritet në 641 kf (478 kW) me aktivizimin e N Grin Boost. Përshpejtimi në 100 km/orë zgjat 3.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 257 km/orë. Falë arkitekturës 800 volt, bateria karikohet nga 10 në 80% në vetëm 18 minuta me një karikues DC 350 kW.

Teknologji për shoferë të vërtetë

Ioniq 6 N vjen me sisteme të shumta për të përmirësuar përvojën e drejtimit: N Active Sound+ me tre profile tingulli të rregullueshme, N e-Shift për simulimin e një transmisioni automatik me 8 shpejtësi, si dhe N Drift Optimizer, N Battery Preconditioning dhe N Torque Distribution me 11 nivele të shpërndarjes së çift rrotullues. Një risi është N Ambient Shift Light – ndriçimi ambiental që sinjalizon momentet optimale për ndërrimin e shpejtësive.

Gati edhe për rrugë edhe për pistë

Shasia është ripunuar me gjeometri të re, ndërsa gomat Pirelli P Zero 5 (275/35 R20) të zhvilluara posaçërisht, janë standarde. Pjesa e brendshme vjen me trajtim sportiv me pedale të reja, ulëse sportive N, timon N dhe madje edhe mbajtës GoPro në çati – ideale për të filmuar varësisht motit në pistë.

Për momentin pa çmim, së shpejti në shitje

Çmimi dhe autonomia nuk janë shpallur ende, por priten së shpejti. Hyundai Ioniq 6 N përfaqëson një paketë të plotë për ata që duan performancë, teknologji dhe dizajn – të gjitha në formë elektrike.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button