Hyundai Nexo – SUV hidrogjenik me pamje kah e ardhmja dhe performancë të përmirësuar

Edhe pse në pamje të parë duket si një automjet konceptual, Hyundai Nexo FCEV i ri është gjenerata e dytë e prodhimit të SUV-it me hidrogjen, i paraqitur në Panairin e Lëvizshmërisë në Seul. Dizajni bazohet në konceptin Initium, i prezantuar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa modeli serik i mbetet besnik vizionit origjinal – i cili tashmë është një trend në Hyundai.
Dizajn komplet i ri me qasje “Art of Steel”
Nexo i ri është ndërtuar sipas filozofisë së re të dizajnit “Art of Steel” dhe është ndryshe nga paraardhësi i tij. Ndërsa modeli i vjetër kishte linja të buta dhe të rrumbullakosura, ai i ri bie në sy me një pamje masive, të fuqishme dhe këndore. Pjesa e përparme përcaktohet nga dritat LED ‘HTWO’, secila me katër pika, ndërsa mbështjelljet plastike të zeza rreth rrotave shtojnë pamje shtesë muskuloze.

Veçanërisht mbresëlënës janë xhamat anësor dhe shtyllat e trasha C, të cilat integrohen me dyert e pasme, duke i dhënë Nexos një profil unik.
Sistemi i avancuar i motorit dhe karikim i shpejtë
Nën sipërfaqe, Nexo i ri ka përmirësime të rëndësishme në teknologjinë e fuqisë. Ai është i pajisur me një bateri 2.64 kWh, qelizë hidrogjeni 147 HP (110 kW) dhe një motor elektrik 201 HP (150 kW). Përshpejtimi në 100 km/h zgjat 7.8 sekonda, ndërsa rezervuari i hidrogjenit është rritur nga 6.33 kg në 6.69 kg.
Hyundai njofton distancë prej më shumë se 700 kilometrash me një karikim të vetëm, ndërsa vetë karikimi zgjat vetëm 5 minuta. Përveç kësaj, automjeti ofron funksion vehicle-to-load, ndërsa versionet evropiane kanë kapacitet tërheqës deri në 1000 kg.

Enterier modern me teknologji premium
Edhe pse pjesa e jashtme është futuriste, kabina e Nexo është pjesërisht e frymëzuar nga modelet Santa Fe dhe Palisade. Shoferi ka në dispozicion një panel instrumentesh dixhitale 12.3 inç dhe një ekran info-zbavites 12.3 inç, si dhe një ekran 12 inç head-up display.
Përveç kësaj, Hyundai posedon sistem audio Bang & Olufsen me 14 altoparlantë, retrovizor dixhital, dy karikues celularësh me valë, Apple CarPlay dhe Android Auto me valë. Kondicioneri kontrollohet nëpërmjet një paneli të veçantë të hollë me prekje – dukshëm më intuitiv se zgjidhjet e mëparshme të integruara në ekranin kryesor.
Në pritje për më shumë detaje
Hyundai ende nuk ka lëshuar informacion mbi çmimin dhe disponueshmërinë e Nexo FCEV të ri në tregjet individuale. Megjithatë, detaje të mëtejshme priten në muajt e ardhshëm, veçanërisht për blerësit evropianë dhe amerikano-veriorë që kërkojnë alternativë ndaj modeleve SUV elektrike dhe hibride.




