Frank Stephenson me FSD 59 po parashikon të ardhmen e motoçikletave elektrike
Motoçikleta elektrike FSD 59, e cila është vepër e stilistit të famshëm Frank Stephenson, përfshin shumë detaje unike stilizimi dhe një xham të përparmë të heqshëm

Dizajneri i mirënjohur Frank Stephenson, i cili udhëhoqi ekipet e stilit për disa automobila legjendarë siç është modeli i parë Mini nën BMW dhe McLaren P1, po parashikon të ardhmen e motoçikletave sportive elektrike me dizajnin më të fundit të nënshkrimit të tij. Studimi e mban emrin FSD 59 dhe u prezantua në Panairin e automobilave në Gjenevë në Zvicër. Edhe pse mbetet një studim dizajni dhe ende nuk është bartur në botën reale, megjithatë bëhet fjalë për një dizajn mjaft tërheqës dhe atraktiv.
Ekipi që qëndron pas FSD 59 thotë se kanë pasur për qëllim të krijonte një motoçikletë që mund të përshtatej me stile dhe preferenca të ndryshme të vozitjes, duke kombinuar aspektet më të mira të motoçikletave sportive, “kruzerët” supersportivë dhe motoçikletat cilësore transportuese.

Kur shikohet nga përpara, FSD 59 bie në sy falë dritave të vogla LED dhe trupit pa parafango dhe aksesorë të spikatur që posedojnë shumë motoçikleta aktuale sportive. Ajo gjithashtu ka një xhami të përparmë të heqshëm dhe ka një panel që shtrihet mbi timonin dhe shkon pa probleme prapa drejt ulëses. Kjo formë do të thotë se nuk ka matës në pozicionin tradicional dhe në vend të kësaj ka një ekran head-up me realitet të zgjeruar, duke i dhënë FSD 59 një dukje unike.
Motori elektrik
Motoçikleta e Frank Stephenson Design është projektuar të ketë motor elektrik, që do të thotë se nuk ka nevojë për një rezervuar karburanti. Kompania e përshkruan atë si “të lehtë dhe të shkathët pa qenë shumë agresiv ose pa kompromentuar komoditetin dhe sigurinë”.

“Ekipi ynë ka punuar shumë prapa skenës për t’i prezantuar këtë botës dhe ne jemi shumë të emocionuar që mund ta ndajmë atë. Me padurim presim të shpallim më shumë lajme për këtë në të ardhmen”, tha Frank Stephenson për FSD 59.
Pasi Stephenson lansoi kompaninë e tij me të njëjtin emër në vitin 2018, ai ka dizajnuar kapsula hapësinore, superkompjutera, superautomobila, të ashtuquajturat automobila fluturues, orë dhe ulëse për foshnja. Mbetet e paqartë nëse FSD 59 do të arrijë ndonjëherë të prodhohet.








