BYD do të investojë 13 miliardë euro në teknologjitë e automobilave inteligjentë
Ndër teknologjitë kryesore që po zhvillohen nga ana e BYD-it përfshijnë edhe një sistem të avancuar të ndihmës së shoferit

BYD ka zbuluar se do të investojë rreth 100 miliardë juanë (pothuajse 13 miliardë Euro) në zhvillimin e karakteristikave të automobilave inteligjentë që do të përfshijnë një sistem më të avancuar gjysmë-autonom vozitjeje.
Drejtori ekzekutiv kryesor dhe themelues i firmës, Wang Chuanfu, paralajmëroi investimin paraprakisht këtë javë, por nuk arriti të specifikonte një kornizë kohore për të ose të jepte shumë detaje. Një nga sistemet që po zhvillon prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike është navigacioni i autopilotit që do t’u mundësojë drejtuesve të heqin duart nga timoni dhe këmbët nga pedalet në situata të caktuara.
Bloomberg raporton se ky sistem do t’u kërkojë shoferëve të prekin timonin çdo 15 sekonda dhe do të instalohet në automobila që kushtojnë më shumë se 300.000 juanë (38.000 Euro), ndërsa do të jetë një shtesë opsionale në modelet më të lira të BYD-it. Ky sistem tashmë është i instaluar në Denza N7 EV dhe së shpejti do t’i shtohet modeleve luksoze të markës YangWang.
Prodhuesi po zhvillon edhe një numër tjetër të madh teknologjish interesante. Për shembull, YangWang U8 do të jetë i disponueshëm me një dron me kutinë e vet të strehimit, ndërsa timoni është dizajnuar gjithashtu në mënyrë që të mund të ndahet nga qepra drejtuese dhe të përdoret për të luajtur lojëra. Përveç kësaj, BYD po punon për shtimin e teknologjisë së sensorit të lëvizjes së gjurmëve të dorës që do t’u mundësojë drejtuesve të hapin dyert e automobilave thjesht duke tundur me dorë.
Teknologjitë si këto po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në Kinë. Xpeng është një nga liderët në sistemet e ndihmës së shoferit dhe ofron sistemin e tij pilot të drejtuar nga navigacioni në 52 qytete në të gjithë vendin. Sistemi mbështetet në sensorët dhe kamerën e automjetit dhe është në gjendje të ballafaqohet me përshpejtimin, frenimin, të bëjë ndryshime në korsi dhe madje të zbulojë semaforët.



