BMW M4 GT3 EVO rifreskohet në prag të debutimit në gara
BMW u lavdërua me versionin e rifreskuar të modelit M4 GT3 EVO në prag të debutimit të tij në gara sezonin e ardhshëm

BMW prezantoi modelin e ri M4 GT3 EVO në prag të garës 24 Orë të Nürburgring. Automobili i ri do të fillojë të garohet vitin e ardhshëm dhe ka pësuar një sërë modifikimesh të dizajnuara për ta bërë atë më të mirë se paraardhësi i tij.
Ndryshimet fillojnë në pjesën e përparme vizuale. BMW nuk e ka ngjyrosur M4 GT3 EVO, por përdor një mbështjellëse katode dukshëm më të lehtë. Ai gjithashtu instaloi retrovizorë (pasqyra) më të vegjël, rriti madhësinë e daljeve të ajrit në harqet e rrotave të përparme dhe modifikoi cilësimet e rregullimit të krahut të pasmë. Janë montuar edhe dritat e azhurnuara dhe dritat e pasme të modelit të udhëtarëve.

BMW ka bërë gjithashtu disa përmirësime të vogla të performancave. Këto përfshijnë montimin e “roll-bareve” të reja në boshtet e përparme dhe të pasme, disqe më të mëdhenj të frenave të pasme dhe një diferencial të ri që rregullohet më lehtë dhe do të rezultojë në konsumim më të vogël të gomave dhe frenave, duke përmirësuar lëvizshmërinë.

“Inxhinierët tanë dëgjuan me shumë kujdes informacionet kthyese nga klientët tanë gjatë zhvillimit të automobilave EVO”, theksoi Björn Lellmann nga BMW M Motorsport. “Rezultati, sipas mendimit tonë, janë modele që ju mundësojnë të jeni vazhdimisht afër kufirit pa marrë shumë rreziqe, pikërisht atë që shoferët e të gjitha klasave duhet të jenë të shpejtë. Qëllimi ynë është të fitojmë shumë gara të mëdha me modelin tonë BMW M4 GT3 EVO dhe në të njëjtën kohë t’i sigurojmë çdo klienti të BMW M Motorsport një pako që ofron shanset maksimale për sukses”.

Për fuqinë e modelit M4 GT3 EVO është i obliguar një motor 3.0-litërsh me gjashtë cilindra me turbo mbushës deri në 600 kuaj-fuqi, i cili është i lidhur me një marsh X-Trac me gjashtë shpejtësi. Ai do t’i kushtojë ekipet e garave 578.000 Euro.























