Peugeot i-Cockpit merr ChatGPT të integruar

Peugeot është një nga prodhuesit e parë të automobilave që ka integruar inteligjencën artificiale ChatGPT si shërbim për klientët e tij. ChatGPT është i integruar në i-Cockpit dhe aktivizohet nëpërmjet asistentit zanor “OK ​​PEUGEOT”, mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje dhe ofron një nivel krejtësisht të ri shërbimi, të pa përjetuar më parë.

Gjithmonë i përkushtuar ndaj inovacionit, Peugeot aplikon për klientët e tij inteligjencën artificiale gjeneruese ChatGPT në gjeneratën e tij më të re të modeleve.

Inteligjenca artificiale gjenerative ChatGPT, që është shkurtim i “Chat Generative Pre-trained Transformer”, është një teknologji bashkëkohore e zhvilluar nga OpenAI. Kjo teknologji posedon një sasi shumë të madhe të dhënash, me qëllim që të sigurojë përgjigje të sofistikuara, të sakta dhe koncize për përdoruesit e saj.

Të integruara në ekranin me prekje të Peugeot i-Cockpit të famshëm, të dhënat merren përmes asistentit të integruar zanor në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të natyrshme afër njeriut.

ChatGPT mund t’i përgjigjet një spektër të gjerë pyetjesh, nga më të thjeshtat deri në komplekset dhe mund të përfshihet në bisedë.

Për shembull, nëse mbërrini në një qytet, mund t’i kërkoni atij t’ju tregojë se cilat monumente ose muze kulturo-historike t’i vizitoni, t’ju tregojë historinë e këtyre vendeve dhe më pas, nëse dëshironi, sistemi i navigacionit të automobilit mund t’ju drejtojë deri te destinacioni i zgjedhur.

ChatGPT mund të bëjë shumë më tepër sesa thjesht t’u përgjigjet pyetjeve. A janë të mërzitur fëmijët tuaj gjatë një udhëtimi të gjatë? Kërkoni nga ChatGPT të organizojë një kuiz me një temë që është argëtuese dhe interesante për ta… Për disa sekonda, inteligjenca artificiale do të sigurojë një argëtim disaorësh!

Krijuesi i një përvoje të re

Me aplikimin e inteligjencës artificiale ChatGPT në automobilat e tij, Peugeot përmirëson përvojën e asistentit zanor duke e bërë atë më interaktiv, fluid dhe intuitiv.

Peugeot aplikon i-Cockpit ChatGPT në të gjitha modelet e gjeneratës më të re të pajisura me navigacion të lidhur. Si modele përkatëse këtu përfshihen: modeli i ri 208, modeli i ri 2008, modeli i ri 308, modeli i ri 308 SW, modeli i ri 408, modeli i ri 508, modeli i ri 508 SW, modeli i ri E-3008, modeli i ri E-Rifter, modeli i ri E-Traveler, modeli i ri E-Partner, modeli i ri E-Expert dhe së shpejti modeli i ri E-5008.

Të gjithë pronarët e Peugeot të modeleve të lartpërmendura dhe kompatibile mund të aktivizojnë ChatGPT përmes Peugeot Service Store. Aplikimi i inteligjencës artificiale gjenerative në automjetet e Peugeot është objekt i një faze pilot e cila mundëson që sistemi të aktivizohet dhe përdoret pa pagesë për një periudhë prej 6 muajsh**. Fillimisht e rezervuar për 5.000 klientët e parë, kjo ofertë është zgjeruar në 10.000 klientë.

Pas kësaj faze, Peugeot do të marrë parasysh informacionet kthyese e përdoruesve për të mundësuar ChatGPT-në për të gjithë klientët që posedojnë një automjet adekuat.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button