Test: Škoda Enyaq Coupé Sportline 85 Esencë me stil të guximshëm adekuat

Modeli Enyaq është një nga automobilat e rinj më të njohur të markës Škoda në vitet e fundit. SUV-i tërësisht elektrik ka ngritur shumë pluhur dhe detyra për të bërë hapin përpara në tranzicion bazohet në një themel që mbështetet në një motorizim të aftë elektrik dhe teknologji të shkëlqyer të baterive, që plotësohet me dizajnin e mprehtë e versionit “coupe”, nivelin e lartë të përpunimit përfundimtar dhe cilësinë e materialeve të përdorura.

Modeli Enyaq Coupé ndan shumë gjëra me SUV-in klasik Enyaq, por tani gjithçka është e paketuar në një pako më sportive dhe më elegante. Ju do të thoni, SUV, elektrik dhe madje edhe “coupe”, a nuk tingëllon kjo krejtësisht e gabuar? Por, kujtoni vetëm BMW-në X6 dhe ortekun që shkaktoi me paraqitjen e tij! Tani edhe disa kompani të orientuara në mënyrë konservatore vendosen për modele në këtë ose në një shprehje të ngjashme të stilit. Ashtu është, të gjithë prodhuesit përpiqen të bëjnë interpretimin e tyre të temës. Duket se nuk ka kuptim, por për ndonjë arsye të gjithë i preferojnë dhe më e rëndësishmja, këto variante janë të kërkuara dhe shiten mirë.

Kristal i mprehtë çek

Kur flasim për pjesën e jashtme të modelit Enyaq Coupé, duhet të theksojmë se automjeti është bërë me një formë të jashtëzakonshme elegante, proporcionet elegante sportive shkrihen në estetikën e përgjithshme. Versioni “coupe” është një nga automobilat të dizajnuar me më shumë stil që kemi hasur kohët e fundit dhe këtë mendim e kanë konfirmuar një numër i madh kalimtarësh të cilët me kureshtje na kanë pyetur për të. Elementet e zeza me kontrast të vendosura në bazën e bardhë të mostrës “sonë” plotësojnë përvojën, ndërsa grila e ndriçuar e stilizuar e radiatorit ftohës (Crystal Face) e ngre atë në një nivel më të lartë, veçanërisht gjatë natës.

Kjo tregon qartë trajektoren që po trason Škoda si një markë që krijon automobila që posedojnë një qasje të vërtetë moderne dhe një prani të fortë në asfalt. Meqenëse përmendëm formën, menjëherë imponohet pyetja e prakticitetit? Kjo anë thotë se bagazhi është më i vogël për 15 litra, ndërsa hapësira për krerët e udhëtarëve në radhën e pasme është paksa e kufizuar (veçanërisht për udhëtarët shumë të gjatë) në krahasim me modelin standard Enyaq, por kjo gjë nuk është problematike në asnjë prej të dyja mënyrave. Në përgjithësi, atë që Škoda e bën në aspektin e dizajnit kohët e fundit është një arritje e madhe. Linjat e mprehta, qëndrimi i vetëbesueshëm  dhe qasja e fortë mund të dallohen në të gjithë pamjen e jashtme të Enyaq Coupé.

Rregullat e reja për zbatim praktik

“Skodat” janë të njohura për hapësirën dhe prakticitetin, e as Enyaq Coupé nuk bën përjashtim. Brendësia duket e gjerë dhe e rehatshme, ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se ofron një përvojë të shkëlqyer në kabinë. Cilësia e të gjitha materialeve të përdorura është jashtëzakonisht e mirë me shumë panele që janë të buta në prekje dhe përdorim minimal të plastikës së fortë. Gjithçka duket krejtësisht minimaliste, por megjithatë disi arrin të krijojë një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë. Kabina ka karakteristika të dizajnit që e bëjnë atë pak më të mprehtë dhe më agresiv se disa nga konkurrentët e tij.

Тест Škoda Enyaq Coupé

Para shoferit është vendosur një ekran i vogël 5.3 inç, në të cilin projektohen informacionet primare, ndërsa në pakon te mostra e testuar është instaluar një ekran “headup”, i cili me ndihmën e realitetit virtual ndihmon në drejtimin dhe orientimin në hapësirë. Në mes të kreshtës qendrore, është vendosur lart ekrani me prekje prej 13 inç, i cili kontrollon pothuajse gjithçka në automobil, funksionon jashtëzakonisht shpejt dhe në mënyrë intuitive, gjë që më parë nuk ishte veçori e disa automjeteve të grupacionit.

Тест Škoda Enyaq Coupé

Gëzon fakti që nuk janë harruar “shortkatet” në formë fizike që ju çojnë drejtpërdrejt në funksionet e përcaktuara paraprakisht. Përveç kësaj, lidhja me dy sistemet operative dominuese të telefonave celularë kryhet me valë, ndërsa në të njëjtën kohë telefoni juaj karikohet me valë me një fuqi prej 15 W. Çatia panoramike krijon një ndjenjë hapësire të hapur me shumë dritë që depërton në kabinë, një moment që e bën atmosferën më komode, ndërsa pamja më e mirë është rezervuar për udhëtarët në pjesën e pasme. Enyaq Coupé, si shumë automjete elektrike në grupacionin VW, bazohet në platformën MEB. Kjo platformë e përkushtuar elektronikës u mundëson dizajnerëve të ndërtojnë nga zero, duke krijuar më shumë mundësi për hapësirë ​​dhe prakticitet. Prandaj, Enyaq ka dimensione shumë bujare për udhëtarët në stolin e pasmë dhe në pjesën transportuese. Me 570 litra në konfigurimin bazë, bagazhi është më se i mjaftueshëm për një familje katër anëtarëshe, pjesa praktike pason kur palosen ulëset e pasme, kështu që fitohet një hapësirë ​​enorme transporti prej 1700 litrash

Motor i fuqishëm dhe lëvizje në pjesën e prapme

Në mostrën e testuar, nën shenjën 85 për prodhimin e fuqisë është përgjegjës motori elektrik me fuqi prej 210 kW (285 kuaj-fuqi) dhe një forcë tërheqëse të barabartë me 565 Nm, vlerat e specifikuara janë të disponueshme tashmë nga 0 rrot/min. Në këtë formë, përshpejtimi nga qëndrimi në vend deri në 100 km/h bëhet për 6,7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/h. Në këtë rast, marshi e dërgon energjinë në boshtin e pasmë, si opsion ofrohet edhe në formën e lëvizjes me të gjitha rrotat. Mendimi ynë është se lëvizja vetëm në rrotat e pasme do të plotësojë nevojat e përditshme të më shumë se 95% të blerësve. Ju pyesni pse? Sistemi i lëvizjes i përbërë nga motori elektrik dhe marshi automatik me një shpejtësi, të montuar në boshtin e pasmë funksionon shumë mirë, kryesisht sepse çliron boshtin e përparmë nga detyra për ta lëvizur automjetin dhe në vend të kësaj duhet vetëm të kujdeset për kontrollin e drejtimit.

Тест Škoda Enyaq Coupé

Përfitimi shihet në rrethin e kthesës i cili është vetëm 10.2 metra, që është më i mirë madje se automjeti i parë elektrik i markës, automobili i vogël urban Citigo. Rezultati i këtij opsioni është manovrimi i jashtëzakonshëm për proporcionet e tij nëpër trafikun e dendur të qytetit, pasi masa e këtij modeli është më e ulët, që do të thotë se edhe harxhimi i karburantit do të jetë më i ulët. Për pakon e baterive prej 82 kWh (në dispozicion 77 kWh), prodhuesi deklaron një radius lëvizjeje prej 565 kilometrash me një karikim të vetëm, kuptohet nëse gjithçka zhvillohet në kushte ideale, në një mënyrë dhe shpejtësi të caktuar lëvizjeje në trafik.

Përvoja jonë thotë se në dimër, kur na e dhanë automjetin, harxhonim mesatarisht 18.1 kWh, duhet pasur parasysh se në të njëjtën periudhë temperatura e ajrit varionte nga -2 deri në 6 gradë. Në këtë periudhë të vitit 400 km nuk janë problem, me rritjen e temperaturave mesatare pritet një radius lëvizjeje i cili në përdorim të përzier (në qytet dhe rrugë të hapur) do të rritet prej 15% deri në 20%.

Mënyra e rimbushjes së qelizave elektrike është bërë sipas parimit të një karikuesi AC 11 kW që mund të karikojë baterinë nga 0-100% për 7:30 minuta ose të një karikuesi të shpejtë DC prej 135 kW përmes të cilit energjia nga 5 në 80% ruhet për 28 minuta. Vozitja me modelin Enyaq Coupé me rrota 21 inç dhe goma me profil të ulët në fillim të jep përshtypjen se rehatia është vënë në plan të dytë. Megjithatë, këtu përzihet shasia, e cila arrin t’i plotësojë papërsosmëritë e rrugës me një qetësi mbresëlënëse.

Škoda Enyaq Coupé bën një përshtypje të fuqishme vizuale që plotësohet nga performancat e qëndrueshme, lehtësia e përdorimit të përditshëm, komoditeti i cili është në një nivel të lakmueshëm dhe hapësira që i ngjan një “dhome lounge” të pajisur mirë. Çekët nuk mbështeten në suksesin e së kaluarës. Përkundrazi, ata përshtaten shpejt me kushtet e reja dhe shtyjnë fort në drejtimin e synuar.

Тест Škoda Enyaq Coupé

Çmimi i modelit të testuar: 66.300 Euro

Të dhënat teknike për Škoda Enyaq Coupé 85 Sportline:

Motori Elektrik
fuqia  maksimale 210 kW (285 KF)
çifti maksimal rrotullues 545 Nm
Transmisioni Në rrotat e pasme përmes marshit direkt
Mbështetja përpara traversë MacPherson, supe të pavarura tërthore, stabilizator, prapa multilink, susta spirale, amortizatorë teleskopikë
Frenat Përpara disqe, prapa barabanë, ABS, EBD, ЕЅР, ТСЅ
Gomat përpara: 235/45 R21 prapa 255/40 R21
Karroceria SUV me pesë dyer, pesë ulëse
gjatësia х gjerësia х lartësia 4.653 х 1.879 х 1.621 mm
baza e rrotave 2. 765 mm
gjurmët (përpara/prapa) 1.587 / 1.565 mm
pesha 2.145 kg
pesha maksimale 2.650 kg
kapaciteti i bagazhit 570/1.700 litra
shpejtësia maksimale 180 km/h
përshpejtimi (0-100 km/h) 6,7 sekonda
Kapaciteti i baterisë 77 kWh (bruto 82 kWh)
Harxhimi i matur mesatar i energjisë elektrike 18,1 kWh/100 km
Kohëzgjatja e karikimit AC 11 kW 0-100% 7:30 min., DC 135 kW 5-80% 0:28 min.
Autonomia e deklaruar e lëvizjes 565 kilometra
emetimi i CO2 0 g/km

Škoda Enyaq Coupé në Maqedoni:

Škoda Enyaq Coupé 85 55.620 Euro
Škoda Enyaq Coupé 85x 57.790 Euro
Škoda Enyaq Coupé 85 Sportline 62.070 Euro
Škoda Enyaq Coupé 85x Sportline 64.240 Euro

Më shumë informacione në Škoda Maqedoni, në (0) 2 26  03 757 ose në www.skoda.com.mk

Konkurrentët:

Hyundai IONIQ5 prej 47.000 deri në 65.000 Euro
Toyota bZ4X prej 50.990 deri në 62.990 Euro
Volkswgen ID.5 prej 63.504 deri në 72.113 Euro
Ford Mustang Mach-E prej //. /// deri në 89.000 Euro
СИТЕ ПРАВА ЗАДРЖАНИ-НИТУ ЕДЕН ДЕЛ, ТЕКСТ ИЛИ ФОТОГРАФИЈА НЕ СМЕЕ ДА СЕ РЕПРОДУЦИРА ИЛИ ДИСТРИБУИРА НА БИЛО КОЈ НАЧИН И НА БИЛО КОЈ ЈАЗИК БЕЗ ПРЕТХОДНА СОГЛАСНОСТ ОД РЕДАКЦИЈАТА НА АВТО ПЛУС. НОСИТЕЛ НА АВТОРСКИТЕ ПРАВА ВРЗ ТЕКСТОТ И ФОТОГРАФИИТЕ Е АМПТЕАМ ДООЕЛ.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button