Info-argëtimi i ri i Ford-it vjen me një mori aplikacionesh dhe video lojërash
Sistemi i ri Ford Digital Experience siguron qasje në Google Assistant, Google Maps dhe Google Play Store

Ford, së bashku me Lincoln, prezantuan teknologjinë e re “Digital Experience”, në thelb një zgjidhje info-argëtuese 3-në-1. Komponenti primar bazohet në Android dhe është instaluar Google. Kjo do të thotë se sistemi i informacioneve për argëtim vjen me integrimin e Google Maps dhe Google Assistant.
Megjithatë, për ata që preferojnë të pasqyrojnë telefonin e tyre, konfigurimi gjithashtu mbështet Android Auto dhe Apple CarPlay, së bashku me një zgjedhje prej tre asistentëve zanorë: Google Assistant (standard), Siri i Apple-së ose Alexa i Amazon-it.
Përvoja e Ford-it, e bazuar në Android, siguron qasje në Google Play Store, ku klientët mund të shkarkojnë aplikacione të transmetimit të muzikës, si dhe video lojëra siç janë versioni ekskluziv i Ford-it të Asphalt Nitro 2.
Kjo është një pjesë e vogël sepse pronarët mund të shkarkojnë video aplikacione streaming si YouTube dhe Amazon Prime Video. Përdoruesit gjithashtu mund të surfojnë në internet duke përdorur Google Chrome ose shfletuesin Vivaldi.
“Superkompjuteri” automobilistik
Përveç integrimit të Google, sistemi i ri info-argëtues Digital Experience ka fuqi më të madhe të procesorit për shumë se pesë herë se sisteme aktuale të Ford-it. Ai gjithashtu ka gati katër herë më shumë memorie, tetë herë më shumë kapacitet dhe 14 herë më shumë fuqi përpunuese grafike. Kjo tingëllon si një përmirësim shumë i madh dhe Ford theksoi se është “dizajnuar për të mundësuar më shumë aplikacione dhe shërbime të reja në të ardhmen” falë përmirësimeve përmes ajrit.
Sistemi premton se do të jetë i adaptueshëm sepse përdoruesit me sa duket do të kenë mundësi për të vendosur aplikacione dhe miniaplikacione në vendndodhjen e tyre të dëshiruar. Kompania njoftoi gjithashtu se “koha dhe harxhimi i karburantit mund të shihen me një shikim të shpejtë nëpërmjet kontrolleve grafike në anën e djathtë të ekranit”.

Për t’i mbajtur gjërat në vend, shoferëve do t’u kërkohet të zgjedhin një profil kur hyjnë në automjet. Kjo më pas do t’i ngarkojë “aplikacionet, kontaktet dhe destinacionet e tyre të preferuara, plus pozicionet e adaptuara të ndenjëseve, timonit dhe retrovizorëve”.
Sistemi lansohet në Lincoln Nautilus 2024, i cili ka një ekran qendror prej 11.1 inç, si dhe një ekran panoramik prej 48 inç. Sistemi i Ford-it me sa duket do të debutojë në Explorer ose Expedition të përmirësuar.







