Me SsangYong në një aventurë në zemrën e Tikveshit

Me ftesë të kompanisë Avtomakedonia, kompania më e vjetër që merret me biznesin e automobilave në vendin tonë dhe përfaqësuese e automjeteve të markës koreane SsangYong, ne ishim pjesë e një aventure “off road” me destinacion përfundimtar në Barovë, një mikrolokacion i njohur për vreshtat e vendosura jashtëzakonisht lart në zemrën e rajonit të Tikveshit.
Nikoqirët për këtë karvan kishin përgatitur katër automjete SsangYong, njëra prej të cilave pati një lloj premierë në tregun vendas. Bëhet fjalë për versionin elektrik të Korando me aksesor e-Motion, i prezantuar për herë të parë për publikun botëror vitin e kaluar, ndërsa tashmë këtë muaj është i disponueshëm edhe në tregun tonë. Përveç modelit elektrik, në konvoj ishin edhe dy versione të tjera të modelit Korando, i pari me marsh manual, me lëvizje në rrotat e përparme dhe agregat benzine i cili ka në dispozicion 163 kuaj-fuqi. Në rastin e dytë, marshi automatik lidhet me lëvizje në të gjitha katër rrotat, ndërsa motori 1.5 litërsh benzine jep të njëjtën fuqi si te modeli i mëparshëm. Në grup është edhe modeli Musso, një pick-up i vërtetë pune me një agregat nafte, proporcione kurpolente dhe ngarkesë prej një ton.

Pika e nisjes është salloni i kompanisë Avtomakedonia në Shkup, ndërsa automjeti i parë të cilin ngasim është Korando me lëvizje në të gjitha rrotat dhe marsh automatik. Me të jemi shoqëruar edhe më parë, por në një konfigurim krejtësisht të ndryshëm që lëvizet nga një agregat nafte. Prandaj është interesante të krahasohen karakteristikat e tij kur lëvizet nga një motor turbo benzine. Në rrugë të hapur më shumë theksohet qetësia e agregatit dhe zhurma minimale në kabinë, shpejtësia e dëshiruar arrihet lehtësisht falë fuqisë prej 163 kuaj-fuqi dhe marshit të mirëllogaritur automatik, pozicionimi i tij në rrugë është bindës falë sistemit të integruar në të gjitha rrotat, ndërsa drejtuesi funksionon mjaft saktë. Në pako ka shumë pajisje shtesë dhe në këtë rast përdornim edhe tempomatin adaptues, i cili e kryen detyrën e tij me mjaft sukses. Ky version i tregoi cilësitë e tij edhe në terren, ku në hap e ndiqte modeli Musso.

Në pikën e ardhshme ndërrojmë automjetin, tashmë jemi prapa timonit të modelit Korando e-Motion, të cilin nga jashtë mund ta dalloni vetëm sipas parakolpit të përparmë pak të modifikuar, mungesës së grilës së radiatorit ftohës dhe shenjës “e-Motion”. Në kabinë është pothuajse identik me “vëllezërit” e tij konvencionalë, dallimet janë minimale dhe i referohen pedaleve pas timonit, të cilat tashmë kanë rolin e përzgjedhësve për nivelin e rikuperimit të energjisë dhe ekranin dukshëm të modifikuar që tregon gjendjen e baterisë dhe konsumin mesatar të energjisë elektrike.

Vozitja është një kënaqësi e vërtetë, heshtja e makinës elektrike plotësohet me izolim të shkëlqyer, kështu që tingujt nga jashtë nuk depërtojnë në hapësirën e kabinës, duke e ngritur komoditetin e udhëtimit në një nivel më të lartë. Automjeti i parë tërësisht elektrik i kompanisë përdor një bateri me një kapacitet prej 61.5 kWh, e cila transmeton fuqinë përmes një elektromotori me fuqi prej 190 kuaj-fuqi në boshtin e përparmë. Kombinimi i këtillë i modelit Korando e-Motion i mundëson atij një përshpejtim nga 0-100 km/h për më pak se 8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale pak më pak se 160 km/h. Për sa i përket autonomisë së lëvizjes, kompania thotë se ajo është në kufirin e 340 kilometrave me një karikim të vetëm. Në realitet ju duhet të pritet midis 290 dhe 300 kilometra në një cikël të kombinuar vozitjeje.

Pjesën e tretë të udhëtimit e ngasim me Korando që ka marsh manual dhe lëvizje vetëm në rrotat e përparme. Edhe pse ky version është me më pak aftësi terreni, ai arriti të na tregojë se mund të arrijë në destinacionin përfundimtar pa asnjë problem. Gjegjësisht, pas zbritjes nga asfalti vijonte ngjitja në një rrugë dheu dhe pjesë të mbuluara me sipërfaqe shkëmbore. Mbështetja fleksibile dhe qëndrimi i ngritur u treguan në dritën e tyre të vërtetë, duke ndjekur konvojin e drejtuar nga modelet me lëvizje në të gjitha rrotat.

Në vetë destinacionin në Barovë na priti natyra e bukur dhe vreshtat jashtëzakonisht të rregulluara, por edhe rrugët sfiduese të dheut që i rrethojnë ato. Këtu mbretëron modeli Musso, sipërfaqja e parrafshët për të, ngjitjet e pjerrëta dhe pengesat ujore janë një mjedis natyror në të cilin ai noton si peshku në ujë, ai thjesht duket i pandalshëm.
Kur një automjet ka për detyrë të përmbushë disa kushte për të përmbushur dëshirat që duhet të kombinojnë nevojat për një partner adekuat pune, një transportues të përgjegjshëm familjar ose një ciceron adekuat për të përmbushur një mënyrë jetese aktive jashtë mjediseve urbane, atëherë zgjidhja e vetme e vërtetë arrin në formën e pakos “pick-up”. Përgjigja është e thjeshtë, ai është SsangYong Musso! Lëvizet nga një agregat turbo me naftë me një vëllim prej 2.2 litrash, një fuqi prej 202 kuaj-fuqi dhe një forcë tërheqëse prej 441 Nm, të cilën e shpërndan në të gjitha katër rrotat përmes një marshi manual me 6 shpejtësi. Ky model befason pozitivisht edhe në rrugë të hapur, ku është jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe nuk kërcen, për shkak të pjesës së pasme të lehtë siç është zakon në këtë klasë, lëvizet në mënyrë të sigurt edhe me një shpejtësi më të madhe që herë pas here të bën të mendosh se je prapa timonit të ndonjë automjeti SUV.

Kjo aventurë e jashtëzakonshme me modelet SsangYong dhe njohja me një pjesë të vendit tonë është një përvojë që tregon disa vlera paksa të ndryshme të cilat stili i jetesës urbane na ka bërë të harrojmë.




























