Kthimi i madh i markës historike

Një ofertë ofensive e modeleve me një gamë të gjerë dhe motorizim që mbulon edhe blerësit më kërkues është vetëm fillimi i qasjes ambicioze të cilën marka MG Motor po përgatit për t'u rikthyer në rrugët e lavdishme të së kaluarës

Nën sloganin “I rezervuar për të Ardhmen”, së shpejti në tregun tonë do të mbërrijnë automobilat e markës MG Motor, modelet e së cilës tashmë shënojnë rezultate të rëndësishme në tokën evropiane. Si plotësim i emrit të njohur dhe traditës që është ndërtuar prej gati një shekulli, MG në kohën e re sjell idenë e gjeneratës së re të shoferëve për t’u ofruar atyre modele automobilash cilësorë, inovativë të shoqëruar me një dizajn të veçantë, modern dhe teknologjitë më të fundit.

MG Motors

Vazhdimi i traditës

Në botën e automobilave, marka Morris Garages zë një vend të veçantë, e themeluar në vitin 1924 në Britaninë e Madhe nga pionieri i automobilizmit dhe pronari i kompanisë së atëhershme, Vilijam Moris, me idenë për ta zhvilluar atë në drejtim të një marke automobilash sportivë. Përkushtimi dhe përpjekja e investuar sjell menjëherë rezultate pozitive. Gjegjësisht, vetura e parë e MG-së theu më shumë se 40 rekorde botërore të shpejtësisë dhe u emërua automobili më i mirë dhe më i shitur garues në botë. Prandaj edhe sot kur do të përmendet emri MG, gjëja e parë që ju vjen në mendje është një automobil i vogël, sportiv me dy ulëse, zakonisht kabriolet, i cili është krijuar për një kënaqësi të lartë të automobilave.

MG Motor

Më shumë se 90 vjet që nga themelimi i tij, ADN-ja e markës MG Motor bashkon të gjitha performancat më të larta që e ka bërë kompaninë të suksesshme në të kaluarën. Karakteristikat specifike që vijnë me traditën janë identifikuese dhe të prekshme edhe sot te gjenerata e re e automobilave MG, ku lidhja e trashëgimisë dhe teknologjisë së lartë frymëzon pasionin për drejtimin e automjetit dhe lirinë në rrugë, duke garantuar njëkohësisht rehati dhe siguri maksimale. “Krijimi i një epoke të re automobilash”, siç e quan zyrtarisht MG Motor, do të thotë se kompania përdor teknologji të reja për të përmirësuar modelet e saj, të cilat përcaktohen si automobila të së ardhmes, të përshtatshëm për nevojat dhe zakonet e përditshme të shoferëve bashkëkohorë dhe familjeve të reja urbane.

Ofensivë në paralajmërim

Qasja serioze në punën dhe zgjerimin e veprimtarisë së saj është e dukshme vetëm me hapjen e mbi 400 salloneve vetëm në tokën evropiane, praninë në 39 vende dhe operimet në 5 kontinente është një fakt shtesë që mund të thuhet me siguri se MG Motor i ka kaluar kufijtë e Britanisë së Madhe dhe po bëhet një lojtar i rëndësishëm në industrinë botërore të automobilave.

Pas kthimit të saj, në vitin 2020 MG Motor dërgoi 7.200 automjete në Evropë, ndërsa në vitin 2021 ky numër është trefishuar, shitja arriti 22.000 automjete. Rritja e kërkesës vazhdon edhe në vitin 2022 kur u dërguan 22.135 automjete në 3 muajt e parë të vitit aktual. Grand Automotive Adriatic prezantoi një plan ambicioz për futjen e markës MG Motor në tregjet e Adriatikut në vitin 2022 duke hapur 20 qendra shitjesh dhe shërbimi deri në fund të vitit, ndërsa për vitin 2023, plani është të rritet numri i rrjeteve të shitjeve dhe servisimeve dhe të arrihet deri në 40 sallone.

Fillimi i shitjes së automjeteve për tregjet e Kroacisë dhe Serbisë është planifikuar për 1 korrik 2022, ndërsa për tregjet e Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është caktuar më 1 shtator 2022. Në prezantimin që u mjabt në bregdetin kroat, shkurtimisht patëm rastin të njihemi me modelet që së shpejti do të gjenden në sallonet e importuesit gjeneral për Maqedoninë, kompanisë Mi-Da Grand Motors nga Shkupi, e cila paralajmëroi se në vendin tonë në fillim  do të jenë në ofertë MG ZS dhe MG EHS Plug-in Hybrid, ndërsa modelet e tjera do të mbërrijnë së shpejti pas hapjes zyrtare të sallonit.

MG ZS – një storje urbane

Gama fillon me modelin e ridizajnuar së fundmi MG ZS si përfaqësues në segmentin B-SUV. Dizajni i jashtëm rezulton në një shprehje dinamike dhe sportive duke ruajtur me sukses proporcionet praktike. Pjesa e brendshme, nga ana tjetër, është dizajnuar me vëmendje të veçantë për të gjithë ata që qëndrojnë në kabinë me qëllim që të ndiejnë një komformitet maksimal. Hapësira, pajisjet e pasura standarde dhe të digjitalizuara, si dhe numri i madh i sistemeve të sigurisë janë pjesë përbërëse e pakove të pajisjeve. Për lëvizje parashihen të dy motorët e benzinës, të ndihmuar nga një marsh manual ose automatik. Gama hapet me një agregat atmosferik benzine me katër cilindra dhe një vëllim prej 1.5 litrash me një fuqi prej 106 kuaj-fuqi, ndërsa si alternativë ofrohet agregati 1 litërsh me tre cilindra T-GDI, i cili zhvillon 111 kuaj-fuqi me ndihmë të mbushësit turbo.

MG Motor

MG ZS EV – shoqërues elektrik

Versioni elektrik i modelit ZS EV është me një dizajn të freskët, teknologji inovative dhe një zgjedhje midis dy pakove të baterive ultra-efikase për një diapazon maksimal. Është në dispozicion me dy madhësi baterish, standarde (50,3 kWh) dhe me diapazon të gjatë (70 kWh) të cilat mundësojnë një distancë totale vozitjeje prej 320 deri në maksimum 440 km sipas matjeve WLTP. Karikimi ultra i shpejtë i karikuesve DC deri në 92 kW mundëson që bateria të karikohet nga 5% deri në 80% për 40 minuta. Motorët elektrikë janë me fuqi prej 156 kuaj-fuqi në versionin më të dobët dhe 177 kuaj-fuqi në versionin më të fuqishëm. Për shkak se e ndan platformën me versionin me benzinë, karroceria i modelit elektrik ZS EV është me proporcione identike, ndërsa dallimet në pjesën e jashtme janë minimale. Për t’u distancuar, modeli elektrik ZS posedon një maskë të mbyllur të përshtypshme me ngjyrë të karrocerisë që përmirëson aerodinamikën. Si kuriozitet mund të përmendet se sistemi elektrik mundëson fuqizimin e pajisjeve të jashtme elektrike deri në 2500 W.

MG EHS Plug in Hybrid – Performanca të fuqishme me eko qasje

Modeli MG EHS erdhi si një SUV i segmentit C me proporcione solide dhe dizajn harmonik, i pranueshëm nga aspekti ekologjik, jashtëzakonisht i sigurt dhe i mbushur me teknologji të avancuar. Modeli Plug-in Hybrid është një zgjidhje ideale për shoferët që nuk janë ende të gatshëm për një makinë plotësisht elektrike, por megjithatë duan të drejtojnë një automjet të qëndrueshëm nga aspekti ekologjik. Modeli Hybrid Plug-in EHS lëvizet me ndihmë të një turbo motori benzine prej 1.5 litërsh me 258 kuaj-fuqi, i cili ndihmohet nga një motor elektrik me 121 kuaj-fuqi dhe fuqia bartet në rrotat e përparme. Megjithatë, përveç rezultateve impresive, kombinimi i motorëve siguron edhe ekonomi maksimale kur është i ndezur vetëm motori elektrik, bateria me kapacitet prej 16.6 kWh siguron një distancë maksimale prej 52 km, e cila është mjaft e mjaftueshme për të mbuluar udhëtimin mesatare ditor. Gjithashtu, bateria mund të karikohet nga 0% në 100% vetëm për katër orë e gjysmë.

MG5 Electric – Karavani i parë elektrik në botë

I disponueshëm nga marsi 2022 në tregun evropian, modeli MG5 mishëron misionin e markës MG Motor, e cila ka për qëllim të ofrojë mobilitet elektrik për të gjithë klientët që ndihen të rinj dhe duan të pranojnë mënyrën elektrike të jetës. Ai ofron zgjidhje të zgjuara, praktike dhe të sigurta, si dhe teknologji të avancuar. Që nga lansimi, modeli ka qenë në dispozicion me dy lloje baterish. Versioni “Long Range” përmban një bateri prej 61.1 kWh që siguron një distancë prej 400 km sipas matjeve WLTP, ndërsa rrotat e përparme lëvizen nga një motor elektrik me fuqi prej 156 kuaj-fuqi, ndërsa versioni “Standard Range” vjen me bateri prej 50,3 kWh e cila siguron një autonomi prej 320 km. Përveç kësaj, versionet Standard dhe Long-Range ofrojnë mundësinë e lidhjes së karikuesve të shpejtë me fuqi karikimi deri në 87 kW, që do të thotë se bateria mund të karikohet deri në 80% vetëm për 40 minuta.

Ashtu si dy modelet e tjera SUV, karavani MG5 është i pajisur me një funksion shumë praktik “Vehicle-to-Load”, që do të thotë se automobili mund të shërbejë si një burim energjie për konsumatorët që zakonisht e lidhin me një prizë shtëpiake.

MG Marvel R Electric – Luks elektrik

I pozicionuar në krye të gamës së MG, Marvel R është i dedikuar për klientët që kërkojnë një SUV elektrik pak më të ndryshëm, e njëkohësisht rrit kufirin për sa i përket dizajnit modern, luksit, performancave, teknologjisë dhe info-argëtimit. Prapa pjesës së jashtme së formësuar në mënyrë të guximshme fshihet një kabinë jashtëzakonisht e gjerë. MG Marvel R është në dispozicion me dy nivele fuqie, versioni AWD furnizohet madje nga tre motorë elektrikë, dy në pjesën e pasme dhe një në boshtin e përparmë, të cilët së bashku zhvillojnë një fuqi prej 288 kuaj-fuqi, të shpërndarë në të gjitha katër rrotat.

MG Motor

Versioni me lëvizje vetëm në rrotat e pasme, përkatësisht pa motor elektrik në boshtin e përparmë, mban shenjën RWD dhe zhvillon një fuqi respektabile  prej 189 kuaj-fuqi. Të dyja versionet përdorin motorë elektrikë të prodhuar nga kompania amë SAIC dhe një bateri litium-jon me kapacitet prej 70 kWh, e mjaftueshme për 370 km te modeli AWD dhe 402 km te modeli RWD. Fuqia e karikimit deri në 92 kW do të thotë që bateria mund të karikohet nga 5% deri në 80% për 40 minuta ose vetëm gjysmë ore për një karikim prej 30% deri në 80%. Modeli i ri MG Marvel R është gjithashtu i pajisur me një sistem Vehicle-to-Load i cili mundëson të furnizohen pajisjet e jashtme elektrike. Me fjalë të tjera, një bateri prej 70 kWh mund të karikojë një sërë pajisjesh elektrike, siç janë grilat elektrike, frigoriferët, pajisjet audio, biçikletat dhe skuterët elektrikë…

Të gjitha modelet pavarësisht nëse janë me motor benzine apo hibrid, vijnë me një nga garancitë kryesore në treg, që është 7 vjet dhe 150.000 km, dhe e njëjta gjë vlen edhe për motorin elektrik dhe baterinë.

Më shumë informacion për çmimet dhe disponueshmërinë e modeleve në tregun tonë do të kemi sapo të formohen nga importuesi i përgjithshëm për Maqedoninë.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button