Ford me ofertë speciale në shkurt për Ford Puma Hybrid të ri

Këtë shkurt, në frymën e “muajit të maceve”, Grand Auto prezanton fushatën speciale të shitjeve “Macja e re në qytet”, kushtuar Ford Puma Hybrid të ri – një model që kombinon dizajnin mbresëlënës, performancën dinamike dhe teknologjinë e përparuar hibride. Fushata sjell zbritje ekskluzive të disponueshme vetëm gjatë shkurtit, për versionet me transmision manual dhe automatik.

Për një kohë të kufizuar, blerësit kanë mundësinë të marrin këtë SUV tërheqës kompakt me çmime speciale:
- Ford Puma Hybrid – transmision manual: nga 21,500 €
- Ford Puma Hybrid – transmision automatik: nga 23,500 €
Oferta është e vlefshme vetëm deri në fund të shkurtit 2026 dhe vlen për automjetet në stok.
Me shkathtësinë, karakterin dhe energjinë urbane, Ford Puma justifikon në mënyrë të përkryer sloganin “Macja e re në qytet” – një makinë e krijuar për shoferët që duan stil, teknologji dhe përvojë emocionuese të vozitjes, në një.
Më shumë informacion rreth fushatës dhe modeleve të disponueshme: https://ford.mk/puma-hybrid-nova-macka



