Kia zbulon Sportage të rifreskuar
Kia Sportage e rifreskuar mbërrin në Evropë me sisteme fuqie hibride, dizajn modern, ekrane të dyfishta, teknologji të përparuar dhe rehati maksimale

Kia ka përgatitur rifreskim për modelin e saj më të shitur, Sportage. Me mbi 7 milionë njësi të shitura, Kia Sportage pozicionohet si model kryesor në segmentin e SUV-ve kompakt, dhe për modelin e vitin 2025, Sportage mbërrin në Evropë me një sërë përmirësimesh themelore në dizajn, teknologji dhe motor, duke vendosur standarde të reja në klasë.

Dizajn i frymëzuar nga “Opposites United”
Versioni i ri i Sportage mishëron filozofinë e dizajnit “Opposites United”, e cila kombinon linjat e buta me një pamje të jashtme të fuqishme dhe ekspresive. Modeli dallohet me dritat LED Star Map, parakolpët e rinj dhe grilën dalluese Tiger Nose. Rrotat 17, 18 dhe 19 inç janë në dispozicion, me versione ekskluzive për performancën GT-Line.
Brenda, Sportage ofron ambient luksoz dhe të gjerë me materiale të reja, timon me dy rreze, vrima ajrimi të fshehura dhe sedilje me cilësi të lartë, duke përfshirë pëlhura Dinamica® miqësore me mjedisin, të bëra nga deri në 75% materiale të ricikluara.

Teknologji dhe lidhshmëri e përparuar
Në zemër të sistemit të ri infotainment është një ekran panoramik i dyfishtë 12.3 inç, i plotësuar nga një ekran i ri head-up (HUD) 10 inç. Sistemi Kia Connect mundëson kontrollin në distancë, përditësimet OTA, pasqyrën e statusit të automjetit dhe më shumë.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar opsioneve të infotainment, me Apple CarPlay dhe Android Auto pa tel, aplikacionet e integruara WebOS, Kia In-Car Payment dhe një pikë interneti Wi-Fi për lidhjen e deri në pesë pajisjeve. Platforma Feature-on-Demand mundëson shtimin e funksionaliteteve të reja si YouTube, lojërat dhe temat e reja vizuale.

Për më tepër, një kamerë 360°, sistemi audio Harman Kardon, karikimi pa tel dhe një touchpad shumëfunksional për kontrollin e klimës dhe audion e bëjnë çdo udhëtim më të rehatshëm dhe më të sigurt.
Fuqi hibride dhe siguri inteligjente
Sportage i ri ofron sisteme fuqie të elektrizuara, duke përfshirë sisteme turbo hibride, që ofrojnë drejtim dinamik me konsum më të ulët të karburantit dhe emetime më të ulëta. Një qendër e ulët graviteti dhe dizajni aerodinamik përmirësojnë më tej përvojën e vozitjes.
Modeli vjen me një gamë të plotë teknologjish të përparuara sigurie, të tilla si frenimi automatik i emergjencës (AEB) me njohje për këmbësorë, çiklistë dhe automjete dhe Highway Driving Assist 2, e cila përdor kamera dhe radar për të ruajtur automatikisht shpejtësinë dhe distancën, duke përfshirë ndihmën për ndryshimin e korsisë.

Prodhimi dhe disponueshmëria
Kia Sportage i ri do të prodhohet në fabrikën e Zhilina në Sllovaki, ndërsa në tregjet evropiane do të mbërrijë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Çmimet do të shpallen më afër fillimit të shitjeve, por modeli pritet të ofrojë raport të shkëlqyer midis çmimit, pajisjeve dhe performancës.




