Toyota prezanton bZ4x Touring të ri

Toyota zgjeron familjen bX4X me shtesën më të fundit, e cila mban logon Touring dhe është kombinim i crossover dhe karavani.

Toyota ka zbuluar zyrtarisht bZ4X Touring, anëtari i ri i gamës elektrike bZ4X, që ofron më shumë hapësirë, më shumë fuqi dhe praktikë më të madhe. I destinuar për familjet dhe entuziastët e një stili jetese aktiv, ky SUV elektrik është projektuar për ata që kërkojnë performancë dhe funksionalitet të lartë, pa bërë kompromis me lëvizshmërinë elektrike.

Hapësira dhe prakticiteti si prioritet

Krahasuar me bZ4X standard, bZ4X Touring i ri është 140 mm më i gjatë dhe 20 mm më i lartë, me gjatësi të përgjithshme prej 4,830 mm dhe lartësi prej 1,670 mm. Këto dimensione ofrojnë bagazh 33% më të madh – me kapacitet deri në 600 litra, që është rritje prej 148 litrash.

Rreshti fleksibël i sediljeve të pasme 40:60 lejon zgjerimin e lehtë të zonës së ngarkesës, ndërsa raftet e integruara të çatisë lejojnë kapacitet ngarkese deri në 70 kg – ideale për pajisje sportive dhe udhëtime.

Motor elektrik me dy versione

bZ4X Touring do të ofrohet me tërheqje në rrotat e përparme ose në të gjitha rrotat, dhe përdor bateri litium-jon me kapacitet prej 74.7 kWh. Versioni AWD, falë sistemit XMODE dhe funksionit Grip-Control, ofron aftësi të vërteta jashtë rrugës. Versioni më i fuqishëm ka 380 KF (280 kW), duke e bërë atë modelin më të fuqishëm elektrik të Toyota-s ndonjëherë, ndërsa versioni me motor përpara ofron 224 KF (165 kW).

Bateria ka karikim të shpejtë deri në 150 kW DC, si dhe një karikues të integruar prej 11 ose 22 kW AC, varësisht nga versioni. Përfshihen parangrohja e baterisë dhe ftohja me ujë, si dhe një funksion Plug & Charge dhe një lidhës NACS. Rrezja e parashikuar e lëvizjes sipas standardit WLTP është deri në 560 kilometra, ndërsa aftësia për të tërhequr rimorkio deri në 1,500 kg rrit praktikën e këtij SUV-i.

Dizajn me një karakter aventuresk

Me parakolpë të pasmë më të theksuar, dizajn të ri dritash LED dhe rrota të zeza, bZ4X Touring merr pamje më të ashpër dhe “outdoor”. Ndër detajet ekskluzive për Touring janë një ngjyrë e re bronzi dhe elementë plastikë të zi mat rreth rrotave.

Pjesa e brendshme ka konsolë qendrore të re dhe një ekran multimedial 14-inç, si dhe një ngjyrë të re tapicerie City Moss, në frymën e karakterit të SUV-it. Sistemi multimedial ofron navigim bazuar në gjendjen e baterisë, me sugjerime itinerari dhe stacione karikimi.

Përndryshe, Toyota konfirmon se bateria do të mbulohet me Battery Care Program – një garanci deri në 10 vjet ose 1,000,000 kilometra, me kushtin e kontrolleve të rregullta vjetore të gjendjes.

Fillimi i shitjeve

Toyota bZ4X Touring do të mbërrijë në tregun evropian në pranverën e vitit 2026, ndërsa të dhëna shtesë teknike do të publikohen më afër fillimit zyrtar të shitjeve. Shitjet në SHBA dhe Kanada do të fillojnë në fillim të vitit 2026, ku do të quhet bZ Woodland.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button