KRRE vendosi – Rritet çmimi i benzinës, lirohet i naftës
Me vendimin e tij të fundit, Komisioni Rregullator i Energjisë do të ulë çmimin e naftës dhe do të rrisë çmimin e benzinës.

Në përputhje me metodologjinë e saj për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) ka miratuar vendim me të cilin ul çmimet e karburanteve mesatarisht prej 0.21 përqind krahasuar me vendimin e mëparshëm. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme.
Me vendimin e fundit të KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0.50 denarë/litër, krahasuar me javën e kaluar, dhe kështu, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 73.50 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 75.50 denarë për litër karburant.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL ulet për 0.50 denarë/litër, krahasuar me javën e kaluar, dhe me këtë çmimi me pakicë i EURODIZEL është 64.50 denarë për litër.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht: për benzinën me 0.847%, për naftën ka rënie prej 1.511%, për vajin ekstra të lehtë ka gjithashtu rënie prej 1.181% dhe për naftën e mazutit ulja është 2.906%.



