MG prezanton konceptin CyberX, i cili është paralajmërim për SUV-in e ri të markës
MG CyberX debutoi në Salonin në Shangai dhe është i frymëzuar nga Ferrari dhe Land Cruiser, ndërsa dizajnuar nga krijuesi i Veyron

MG ka prezantuar zyrtarisht CyberX në Panairin për automobila në Shangai 2025 – SUV futuristik që është pjesë e serisë së re Cyber të markës, së bashku me roadsterin Cyberster. Edhe pse u shfaq si koncept, CyberX është në prag të prodhimit në seri, duke e bërë atë një nga njoftimet më emocionuese të MG në kohët e fundit.

Dizajn i frymëzuar nga legjendat
CyberX bie në sy me një siluetë të drejtë dhe muskulore, mbikalime të shkurtra dhe sipërfaqe minimaliste, ndërsa linja e xhamit të kujton Toyota Land Cruiser 300, duke i shtuar karakter aventuresk dhe të qëndrueshëm modelit SUV. Ylli i vërtetë i dizajnit janë fenerët pop-up të montuar në haube, pikërisht mbi shiritin e plotë LED, të cilët janë një aludim i qartë për Ferrari Testarossa.
Pas këtij dizajni të mrekullueshëm qëndron Josef Kaban – stilist i njohur që ka punuar për Audi, Skoda, BMW, Rolls-Royce, Volkswagen dhe Bugatti, duke përfshirë edhe pjesën e jashtme të Bugatti Veyron. Caban për Autocar tha se CyberX përfaqëson qasje krejtësisht të ndryshme ndaj Cyberster-it sportiv dhe se ideja është të tregojë fleksibilitetin e MG-së si brend.

Dimensionet dhe pozicionimi
Në formë koncepti, MG CyberX është 4.3 metra i gjatë, gjë që e pozicionon atë në krye të segmentit SUV nënkompakt në Evropë. Edhe pse me dimensione të ngjashme me MG ZS, CyberX do të shquhet për stilin dhe orientimit të tij drejt një audiencë më të re të orientuar rreth botës digjitale.
Brendësia nuk është zbuluar ende, por MG dihet se po punon me Oppo – gjigantin e industrisë së smartfonëve – për të zhvilluar lidhje të avancuar. Dritaret e zeza në modelin e ekspozuar në Shanghai tregojnë më tej se ai është një prototip statik.

Përgatitja për prodhim serik
Edhe pse nuk janë publikuar ende specifikimet e detajuara, përflitet se CyberX do të jetë modeli i parë SAIC që do të përdorë platformën e re elektrike E3. Kjo platformë do të mundësojë teknologjinë “cell-to-body” – koncept ku bateria është e integruar në strukturën e automjetit për ngurtësi të përmirësuar dhe peshë të reduktuar.
MG CyberX pritet të jetë i disponueshëm jo vetëm në Kinë, por edhe në Evropë dhe Australi. Data e nisjes zyrtare nuk dihet ende, por mediat kineze po lënë të kuptohet se modeli i prodhimit mund të shfaqet në vitet e ardhshme.




