Ulet eksporti i automjeteve elektrike kineze, Evropa është humbësi më i madh
Eksportet kineze të automjeteve elektrike ranë për 18 përqind në përgjithësi, por disa tregje ranë me 50 përqind.

Eksporti i automjeteve elektrike të Kinës ra ndjeshëm në shkurt, duke i shtyrë analistët të pyesin nëse “hapja elektrike kineze” mund të jetë më e prekshme sesa dukej. Sipas të dhënave nga Administrata Doganore Kineze, të analizuara nga Bloomberg, eksportet e makinave elektrike nga Kina u ulën me 18% në nivel vjetor – nga 113,000 automjete në shkurt 2023, në 92,625 në të njëjtin muaj të këtij viti.
Pse po zvogëlohet eksporti?
Disa faktorë kontribuojnë në këtë rënie:
- Tarifat evropiane për automjetet elektrike kineze ulin përfitimin
- Humbja e subvencioneve qeveritare në Kinë
- Rritja e kërkesës për hibride (PHEV) në kurriz të automejteve elektrike të pastra
- Ulje e interesit të Tesla-s – pjesërisht për shkak të pritjes për Modelin Y të përditësuar, pjesërisht për shkak të polemikave rreth Elon Musk
Rënia më e madhe në Evropë – Belgjika dhe Spanja më të prekurat
Derisa rënia e përgjithshme është 18%, disa tregje kryesore panë rënie drastike:
- Koreja e Jugut: -51% (3,151 automjete)
- Spanja: -49% (2,664 automjete)
- Belgjika: -30% (10,105 automjete) – megjithëse rënie në përqindje më e vogël, Belgjika mbetet importuesi më i madh evropian i automjeteve elektrike kineze
- Emiratet e Bashkuara Arabe: -20% (3,231 automjete)
Ku ka mbetur kërkesa?
Jo të gjitha tregjet e ndoqën këtë trend:
- MB: vetëm -2.9% (8,362 automjete)
- Filipine: -0.9% (8225 automjete)
- Meksikë: +623% (7,847 automjete) – megjithëse nga një bazë e vogël
- Turqia: +131%
- Indonezi: +79%
Gjeopolitika ndikon në tregti
Të analizuara sipas rajoneve, të dhënat tregojnë se:
- Evropa (e cila përbën 1/3 e eksporteve) ka rënie prej 30%.
- Azia (50% e eksporteve) ka rënie të lehtë prej 2.7%
- Afrika është i vetmi rajon me rritje (+14%), por mbetet treg margjinal (1.4% e eksporteve totale)
Ky trend tregon se masat mbrojtëse të Perëndimit (tarifat, subvencionet për prodhimin vendas) kanë filluar të kenë ndikim, por prodhuesit kinezë tashmë po përshtaten – duke ndërtuar fabrika në Evropë (p.sh. BYD në Hungari) dhe duke u fokusuar në tregje të tilla si Azia Juglindore dhe Amerika Latine.



