Alpine A290 është paralajmërim për të ardhmen elektrike të markës
Alpine A290 e re përdor një motor të vetëm që lëviz rrotat e përparme, arrin “njëqind” për 6.4 sekonda dhe mund të kalojë 380 kilometra me një karikim të vetëm

Alpine ka prezantuar automobilin tërësisht elektrik A290 GT, një automobil i vogël që është paralajmërim për diçka shumë të madhe për nën-markën sportive të Renault-it.
Në të vërtetë, Alpine obligohet të lansojë shtatë automjete elektrike deri në vitin 2030, duke përfshirë edhe një zëvendësim elektrik për modelin A110, plus SUV-të e terrenit që duhet të lansohen edhe në SHBA. Por, modeli i parë që arrin është A290, një version i nxehtë i modelit të ri tërësisht elektrik Renault 5 E-Tech të stilit retro.

Modeli më i shpejtë i Renault 5 ka një motor elektrik prej 150 KF (kuaj-fuqi) që lëviz rrotat e përparme, ndërsa A290, i cili u prezantua në garën 24 orë në Le Man në Francë, jep 220 KF dhe 300 Nm në formën e tij më të fuqishme GT Performance, duke mundësuar përshpejtimin nga qëndrimi në vend deri në “njëqind” për 6.4 sekonda. Modeli më pak i fuqishëm, me shenjën A290 GT, gjeneron 180 KF dhe 285 Nm dhe i nevojitet një sekondë më shumë për të arritur 100 km/h.
Ajo që i jep atij një përshtypje shtesë për shpejtësinë është zgjedhja e dy kolonave zanore digjitale që pretendojnë se bazohen në tingujt natyralë të motorit elektrik të modelit A290.

Edhe përkundër fuqisë shtesë dhe tundimit për ta përdorur atë, Alpine megjithatë ka mbetur me të njëjtën bateri prej 52 kWh të ofruar për modelin Renault 5 E-Tech me specifikime më të larta për të dy variantet A290. E gjithë kjo, plus disa pjesë alumini që ndihmuan për t’u mbajtur pesha maksimale prej 1.479 kg, do të thotë se vuan distanca.
Renault specifikon një distancë prej 400 km për 5 E-Tech, e cila ulet në 380 km për modelet Alpine. Shkalla e karikimit prej 100 kW DC do të thotë se karikimi prej 15-80 për qind te modeli A290 zgjat 30 minuta.

Dizajni
Modelet standarde Renault 5 E-Tech tashmë duken mjaft të qëllimshme falë linjave të tija të gdhendura dhe parakolpëve këndorë të dalë përjashta, ndërsa modelet A290 marrin gjurmë më të gjera prej 60 mm dhe kanë rrota 19 inç të disponueshme në të dyja dizajnet e ndryshme. Të dy automobilat marrin frena Brembo me katër pistona.
Alpine aplikoi gjithashtu detajet e veta të stilit për modelin A290, duke përfshirë dritat e drejtimit në formë X të vendosura në grilë, motivet X në dritat, parakolpin e thellë përpara dhe tre vijat përpara rrotave të pasme. Ashtu si modeli Renault 5 mbi të cilin bazohet, modeli A290 është një hatchback me pesë dyer, por dizajnerët e kanë bërë atë të duket si një hatchback me dy dyer duke fshehur dorezat e dyerve të pasme në këndin e dritares pranë shtyllës C.

Brenda, arkitektura bazë e pultit kontrollues, duke përfshirë ekranin info-argëtues prej 10,1 inç, është bartur nga modeli Renault 5, por Alpine shton pedalet e veta sportive dhe madje një grup butonash për të zgjedhur marshin në konsolën e poshtme, njësoj si ato që gjenden te modeli sportiv A110. Ka edhe një timon që mund të porositet, butoni i parakalimit ‘OV’ i të cilit jep fuqinë maksimale prej 220 kuaj-fuqi menjëherë. Këtu është gjithashtu edhe butoni për të kaluar midis katër niveleve të regjenit të modelit A290.

Versionet
Modeli A290 me 180 kuaj-fuqi vjen me mbështjellëse GT ose GT Premium, më e bukura me një çati të zezë, mbulesa të kaltra alpine te pllakat e disqeve, lëkurë Nappa dhe premium hifi, ndërsa automobili me 220 KF ofron mbulesa të kuqa te pllakat e disqeve dhe goma speciale Michelin Pilot Sport 5 në novelin GT Performance, ose mund të porositen si GTS, të cilit i shtohen opsionet GT Premium.
Alpine nuk ka zbuluar çmimin e plotë, por thotë se modeli A290 do të kushtojë nga 38.000 Euro. Automobilat do të jenë në dispozicion për të porositur nga kjo verë.

Alpine gjithashtu paralajmëroi edhe një version lansues të modeli A290, dhe ai është GTS Premiere Edition, i cili merr ngjyrën e tij, pajisje shtesë dhe një pllakë komemorative të pultit kontrollues, dhe është i kufizuar në 1.955 njësi, një numër që i referohet vitit kur është themeluar Alpine.





































