M Kar prezantoi familjen e re Mini

Stili, teknologjia, ndjenja e dallueshme e kartingut MINI gjatë vozitjes dhe qasja bashkëkohore në dizajn karakterizojnë familjen e re MINI. Kompania M Kar prezantoi modelet e reja MINI Cooper dhe MINI Countryman, të cilat janë njëkohësisht moderne dhe tradicionale dhe rrezatojnë me një minimalizëm ekspresiv.

Automobilat e rinj MINI evokojnë historinë e markës. Me familjen e tij të re, MINI vendos standarde të reja për komoditetin, kënaqësinë e drejtimit dhe përvojën e përdoruesit, duke ruajtur në të njëjtën kohë qëndrimin e tij të përgjegjshëm ndaj mjedisit. Gjenerata e pestë e MINI Cooper përfaqëson thjeshtësinë në formën e saj më karizmatike. Me një dizajn të pastër dhe siluetë kompakte, MINI Cooper është personifikim i idesë bazë të markës: kënaqësi maksimale gjatë vozitjes me një gjurmë minimale ekologjike. Automobili është ideal për të gjithë ata që duan të ngasin një MINI klasik me 3 dyer, por duan performancat dhe zërin karakteristik të motorit me djegie të brendshme. Modeli i ri MINI Countryman, nga ana tjetër, është automobili ynë për të gjithë familjen. Ky model nuk është vetëm më i madh në lartësi, gjatësi dhe hapësirë ​​të brendshme, por gjithashtu vjen me një karakter, pamje dhe përvojë të përmirësuar dukshëm gjatë vozitjes. Tani është edhe më prezent, më i gjerë dhe më i qëndrueshëm”, tha Biljana Kolemishevska, përgjegjëse për komunikime marketingu dhe PR në kompaninë M Kar.

Gjuha e dizajnit e modelit të ri MINI Cooper është personifikim i vlerave tradicionale të markës dhe risive mbresëlënëse. Dizajni elegant dhe minimalist i brendisë së MINI Cooper është frymëzuar nga modeli klasik MINI. Proporcionet tipike MINI së bashku me grilën e përshtypshme të përparme ia japin modelit të ri dukjen e tij identifikuese. Inovacionet digjitale dhe  përvoja e mahnitshme e përdoruesit janë shenjat dalluese të brendisë. Ekrani qendror OLED, për herë të parë në formë rrethore, është një element përcaktues i brendisë, qendra e përvojës dhe komoditetit. Timoni i ri, “toggle bar“-i klasik MINI dhe pulti kontrollues i tekstilit me dy nuanca krijojnë një ndjenjë hapësire në kabinë.

MINI Countryman i ri është një automobil urban modern dhe digjital me hapësirë shpirtmadhe. Më i lartë, më i gjatë – me gjashtë centimetra shtesë në lartësi dhe trembëdhjetë centimetra në gjatësi, MINI Countryman i ri është rritur ndjeshëm në krahasim me paraardhësin e tij.

Automobilat e rinj MINI ofrojnë sisteme të shumta të ndihmës së shoferit për kënaqësi të sigurt dhe komode gjatë vozitjes. Falë MINI Operating System 9, të gjitha funksionet e automjetit mund të përdoren në mënyrë intuitive me prekje ose zë. Për herë të parë në MINI, shumë funksione mund të kontrollohen duke përdorur Asistentin e parë Personal Inteligjent MINI. Asistenti zanor MINI mund të aktivizohet me përshëndetjen “Hej MINI!” ose duke shtypur butonin e bisedës në timon. Regjimet e reja MINI Experience dhe sistemet e zgjeruara të ndihmës së shoferit e bëjnë vozitjen në qytet edhe më të rehatshme dhe argëtuese. Si standard, funksioni Safe Exit monitoron mjedisin rreth automjetit të parkuar dhe paralajmëron kalimtarët që afrohen në rrugë përpara se të hapet dera. Funksioni jo vetëm që prolongon çeljen e dyerve, por gjithashtu përdor sinjale drite jashtë automjetit për të paralajmëruar për një përplasje të mundshme. Në rrugë, pakoja MINI Navigation mundëson opsione mbështetjeje me vizualizimin 3D dhe Augmented View, shfaq situatën aktuale të trafikut, jep informacione për opsionet e parkimit, duke përfshirë opsionet e pagesës digjitale dhe shumë më tepër.

Përveç modeleve tërësisht elektrike, portofoli i ri i motorëve të modelit të ri MINI me tre dyer plotësohet nga dy motorë të fuqishëm benzine me një zgjedhje prej tre ose katër cilindrash: MINI Cooper S me katër cilindra është me performanca të rritura me 50 kW/ 204 kuaj-fuqi, ndërsa MINI Cooper C me tre cilindra ka një fuqi dalëse prej 115 kW/156 kuaj-fuqi.

Modelet e reja benzine MINI Cooper tashmë janë në shitje me pako të ndryshme promovuese. Oferta promovuese për MINI Cooper C të ri për vitin 2024 fillon nga 29.500 Euro.

MINI Countryman i ri është në dispozicion me motorë benzine inovativë dhe efikas. Ofrohet si MINI Countryman C me lëvizje me rrota të përparme, MINI Countryman S ALL4 me lëvizje me të gjitha rrotat dhe modeli me fuqi të shtuar me lëvizje me të gjitha rrotat në edicionin MINI Countryman JCW ALL4. MINI Countryman i ri është gjithashtu në dispozicion si një variant me naftë nën emërtimin MINI Countryman D. MINI Countryman tërësisht elektrik është në dispozicion në dy versione: MINI Countryman E me një diapazon prej 462 km dhe MINI Countryman SE ALL4 që arrin një diapazon prej 433 km.

Oferta promovuese për MINI Countryman C të ri për vitin 2024 fillon me çmimin nga 45.990 Euro.

Lajme të ngjajshëm

Back to top button