Porsche ka konfirmuar – 911 po merr motor hibrid
Porsche ka paralajmëruar lansimin e modelit 911 hibrid me një video që jep një pasqyrë të programit të testimit të përfunduar tashmë të automjetit

Porsche do të prezantojë modelin e ri 911 më 28 maj, dhe ndonëse nuk do të duket rrënjësisht i ndryshëm nga jashtë, prodhuesi i automobilave ka konfirmuar se do të ketë një ndryshim të madh nën kapuç, e ai është një motor i ri hibrid.
“Për herë të parë në historinë 61-vjeçare të ikonës sonë, ne po instalojmë një sistem lëvizës hibrid në modelin e pasagjerëve 911”, theksoi Frank Moser, Zëvendës-President i linjës së modeleve 911 dhe 718. Ky hibrid inovativ me performanca e bën modelin 911 edhe më dinamik.
Dihej paraprakisht se 911 do të merrte një përforcim të elektrifikuar të motorit, por me publikimin e teaser-it të Porsche-s për 911 për vitin e modelit 2025 sugjeron që asistenca hibride nuk do të arrijë në formën e një modeli të veçantë, por do të inkorporohet në modelin standard Carrera që do ta lansojë Porsche.
Marka gjermane nuk zbulon shumë për specifikimet teknike të motorit. Tashmë dihet se nuk do të jetë një PHEV, por e quan atë një “hibrid të performancave” dhe thotë se automobili i re mund të kalojë pistën Nürburgring të Gjermanisë për 7 minuta, 16.9 sekonda, që është për 8.7 sekonda më shpejt se “versioni përkatës” i modelit të mëparshëm 992 Carrera S.

Ato shifra u arritën me modelin 992.2 të pajisur me goma standarde rrugore dhe Aerokit opsional, një pako që është në dispozicion për modelin 911 për dekada dhe përfshin një krah të madh të pasmë të fiksuar.
“Me modelin e ri marrim intervenim më të madh, dukshëm më shumë fuqi, ndërsa reagimi spontan i hibridit me performanca është një përparësi e madhe”, tha shoferi i testit të Porsche-s dhe ambasador i markës, Jörg Bergmeister për versionin më të ri të automobilit sportiv ikonik të prodhuesit.
Për të na përgatitur për zbulimin më 28 maj, Porsche ka publikuar një video dhe një set fotografish që na japin një pasqyrë në mbi 3 milionë kilometra të testimit të automobilit.










